Shkupi më i shtrenjtë se Prishtina, më i lirë se Tirana dhe Beogradi – shpallet lista e qyteteve më të shtrenjta në botë

Database online ‘Numbeo’, në indeksin e saj të kostos së jetesës që publikohet çdo gjashtë muaj, ka zbuluar se qyteti zviceran Gjeneva ka rezultatet më të larta për kostot totale të jetesës për gjysmën e parë të këtij viti.”
Zyrihu është në vendin e dytë, ndërsa Nju Jorku është në vendin e tretë.

Në listën që përfshin 218 qytete, Shkupi ndodhet në vendin e 160-të sipas kostove të jetesës.

Në krahasim me vendet e rajonit, jeta është më e lirë në Prishtinë, Kosovë (vendin e 195-të) dhe Nish, Serbi (vendin e 165-të).

Kostot e jetesës janë më të larta në vendet anëtare të BE-së që ndodhen afër nesh. Athina është në vendin e 91-të në listën e qyteteve më të shtrenjta, Ljublana është në vendin e 96-të dhe Zagrebi në vendin e 107-të.

Pas tyre është Tirana, qytet që ndodhet në vendin e 114-të në listë. Më pas është Beogradi në vendin e 127-të, Sofia në vendin e 132-të, Podgorica në vendin e 143-të, Ankara në vendin e 145-të dhe Sarajeva në vendin e 148-të.

Një të dhënë interesante është se sipas listës, është më e lirë të jetosh në Shën Petersburg në Rusi, i cili ndodhet në vendin e 162-të, sesa në Shkup.

Kompania me bazë të dhënash ka shqyrtuar faktorët si çmimi i produkteve ushqimore, çmimet në restorante, kostot e qirasë dhe sa larg shkon monedha lokale për të formuluar rezultatet e saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Ai në dëshminë e tij...

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë,...

Turqia: Do ta mbështesim Katarin në çdo masë që ndërmerr ndaj Izraelit

Turqia është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje në lidhje me qëllimet ekspansioniste të Izraelit, deklaroi Hakan Fidan Ministri i Jashtëm turk,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu