Shkarkimi i kryetares së Supremes, Besa Ademi, sot para Këshillit Gjyqësor

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevsa, në emisionin “360 Gradë” konfirmoi se raporti nga Komisioni i raportuesve për iniciativën e konstatimit të përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës Supreme është gati dhe për të njëjtin do të diskutohet sot në seancën e Këshillit Gjyqësor. Bëhet fjalë për pikën e shtatë të rendit të ditës të titulluar “Diskutim për raportin për konstatim të gjendjes”, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për raport në të cilin komisioni, duke i ofruar të gjitha provat mbi bazën e dëgjimit publik, e konstaton këtë në dokument, por dua të theksoj se sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor të miratuar në vitin 2019, komisioni nuk bën propozim për Këshillin për sa i përket opinionit personal. Vetëm e konstaton gjendjen faktike në bazë të dëshmive të paraqitura, bazuar në diskutim. Mbetet që Këshilli të mërkurën të diskutojë dhe të vendosë, në bazë të kësaj, nëse është bërë dëmtim dhe nëse po, cili është lëndimi dhe cili do të jetë vendimi përfundimtar, ne do të presim për këtë”, thotë Dameva.

Ajo tha se e gjithë procedura si deri tani, edhe në të ardhmen do të jetë e hapur për publikun, përfshirë edhe seancën e së mërkurës. Dameva sqaron se sipas dispozitave ligjore, të gjithë anëtarët e Këshillit mund të diskutojnë raportin dhe më pas pas përfundimit të diskutimit të merret vendim.

“Gjëja e parë që deklaron Këshilli është ndalimi i procedurës, e cila kërkon të paktën shtatë vota. Nëse nuk ka shumicë, veprohet sipas konstatimit se është bërë shkelje dhe vendoset një nga masat e përcaktuara disiplinore ligjore, duke filluar nga më e rënda deri te më e lehta, që do të thotë e para është shkarkimi, pastaj gjobë duke marrë parasysh shumën dhe kohëzgjatjen, pastaj vërejtje publike dhe në fund paralajmërim”, tha Dameva.

E pyetur nëse ka informacione për gatishmërinë e kolegëve të saj në Këshill dhe nëse do të ketë shumicë për shkarkimin e Besa Ademit (së paku tetë vota), ajo thotë se as në këtë rast e as në ndonjë rast tjetër nuk mund ta merrte me mend se kush si do të votonte, por shpreson që kolegët e saj të marrin parasysh të gjithë gjendjen faktike dhe në bazë të provave të marrin vendimin e duhur. Ajo thotë për vete se e di si do të deklarohet, por nuk ka dashur ta zbulojë publikisht.

Kujtojmë se iniciativën për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme e ka iniciuar anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, Pas intervistës së saj për portalin SDK.mk ku Ademi foli hapur për presionet politike ndaj institucionit të të cilit është personi i parë, me qëllim të ringjalljes së “amnistisë” së presidentit Gjorge Ivanov dhe kalkulimeve politike për të shpëtuar ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski. Ajo gjithashtu theksoi se gjykata që ajo drejton përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve suprem.

“Argumenti” tjetër mbi të cilin u mbështet mocioni për shkarkimin e Ademit ishte mungesa e Ademit në seancat e Këshillit Gjyqësor. Ndryshe, kryetarja e Gjykatës Supreme, si dhe ministri i Drejtësisë, janë dy të vetmit që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare dhe nuk kanë të drejtë vote në vendimmarrje.

Iniciativa për shkarkim, thuhet se bazohet në faktin se kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprim dhe respektim të institucioneve brenda sistemit të drejtësisë.

Kërkuesi Milazim Mustafa tha se sipas Ligjit Penal ekzistonte një përgjegjësi e mundshme penale e dënueshme me burgim, përkatësisht se “pretendimet për presion ishin pengim i drejtësisë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hyri të Shtunën dhe do të dal të Martën?! Egli bënë ‘GABIMIN E PAFALSHEM’!

Një moment i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako ka ndarë me Gjestin një informacion që duket...

Kur vasali i përulet despotit!

Nga: Medai Shaholli I pabesi "Besës" dhe ish drejtori i DUI-t Fatmir plëngëprishësi, është vërsulur kundër bashkëpartiakes së tij Besa Kadriu, pasi ajo kishte kritikuar...

Merr fund armëpushimi në Gaza

Merr fund armëpushimi në Gaza, Izraeli vret kryeministrin e qeverisë së Hamasit pas sulmeve ajrore Kryeministri “de-facto” i qeverisë në Rripin e Gazës, i kontrolluar...

Pritet sot telefonata e shumëpritur Trump-Putin, zbulohet ora! Presidenti amerikan: Shumë afër paqes, Rusia dakord për mjaft elemente!

Presidenti amerikan Donald Trump pohoi ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, “për shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë...

Ndërron jetë 32 vjeçari nga Kumanova/ Familjarët: I dhanë terapi që i shkaktuan reagim alergjik

Një djalë i ri nga Kumanova në moshën 32 vjeçe ka ndërruar jetë pasditën e së hënës në Spitalin e Kumanovës. Familjarët thonë se...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu