Shkalla e vdekjes nga kanceri i gjirit në Maqedoni të Veriut shënon rritje

Narta Iseni, nga Tetova, bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve është e mbijetuar e kancerit të gjirit. Në muajin tetor, që njihet ndryshe si muaji i ndërgjegjësimit dhe informimit ndaj kancerit të gjirit, ajo flet për Radion Evropa e Lirë, duke treguar për sfidat e përballjes me këtë sëmundje, momentet e para të diagnostikimit, si dhe stresin emocional e psikologjik që e ka shoqëruar gjatë periudhës së trajtimit.

Narta u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2019, një zbulim që ajo thotë se ishte krejtësisht i rastësishëm.

Ishte si një goditje me një tullë mbi kokë…”

“Nuk e kisha menduar se do të duhej të bëja një kontroll të tillë në një moshë relativisht të re, pasi nuk kisha pasur kurrë ndonjë shqetësim shëndetësor që të më bënte të dyshoja për një diagnozë të tillë. Megjithatë, gjithçka u detektua gjatë një kontrolli gjinekologjik rutinor. Pas dyshimeve që u shfaqën gjatë atij kontrolli, vijova me një ekzaminim radiologjik, i cili përfundimisht çoi në diagnozën e saktë”, shpjegon Iseni.

Ajo tregon se përballja me një diagnozë të tillë ka qenë një sfidë e madhe jo vetëm për të, por edhe për familjen e saj.

“Përballja me një letër që mbante titullin me shkronja të mëdha “Ductal Carcinoma In Situ (DCIS)”, nga e cila nuk kuptoja asgjë përveç fjalës “carcinoma”, ishte tmerruese. Ishte si një goditje me një tullë mbi kokë”, thotë ajo duke shtuar se “është normale që të përjetosh një periudhë shoku dhe të mendosh se gjithçka përfundon aty”.

“Unë gjithmonë kam qenë një person emocionalisht i fortë dhe tip jo shumë emocional, por psikologjikisht kjo ishte një sfidë mjaft e madhe për t’u përballur, duke marrë parasysh që, ashtu si çdo grua tjetër, edhe unë kisha përballë familjen, fëmijët e vegjël, punën, karrierën profesionale dhe aktivitetet e shumta, të cilat më krijonin një presion të madh se si do t’ia dilja mes luftës me këtë diagnozë dhe përmbushjes së detyrave të përditshme”, tregon Narta.

Antigona Seferi, e mbijetuar nga kanceri në gji.
SHIKONI EDHE:
Kontrollet e rregullta që ia shpëtuan jetën
Përvoja e të jetuarit me këtë sëmundje në Maqedoninë e VeriutNarta shpjegon se është shumë e vështirë që të gjendet edhe termin i lirë për mamografi.

“Një tjetër sfidë e rëndësishme është qasja në kujdesin shëndetësor. Shërbimet mjekësore dhe trajtimet duhet të jenë më të qasshme, dhe çdo qytetar duhet të ketë qasje të lehtë në kontrolle mjekësore. Në vendin tonë, diagnostikimi i këtyre sëmundjeve shpesh detyron pacientët të drejtohen te sektori privat, pasi kemi një numër të kufizuar radiologësh dhe onkologësh, dhe njerëzit shpesh nuk kanë informacion të qartë se ku duhet të drejtohen për diagnostikim”, thotë Narta duke i përmendur edhe kostot e trajtimit si një barrë tjetër të rëndë.

Rezultatet e ekzaminimit me rreze x të kancerit të gjirit – Fotografi ilustruese.
SHIKONI EDHE:
Mbi tre muaj pritje për një mamografi
Rrjedhimisht, një incizim mamografik në spitalet private në Maqedoninë e Veriut kap koston prej 4.500 denarësh (rreth 73 euro). Por, çmimi mund të arrijë deri në 9.000 denarë (rreth 150 euro) në rast se përfshihet edhe ekografia e gjirit dhe ndonjë kontroll shtesë.

Në sistemin elektronik “Termini im” ose www.mojtermin.mk, nuk figurojnë të gjitha qytetet, kurse terminët e lirë brenda një jave, shfaqen vetëm në pak qytete të vendit. Për qytetet e tjera që janë në këtë platformë, terminë të lirë ka vetëm nga viti 2025.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut për të kuptuar se si po e adreson qasjen e pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit në shërbimet shëndetësore, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk kanë kthyer përgjigje.

Numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit, në rritje
Në katër vjetët e fundit numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në Maqedoninë e Veriut është në rritje, tregojnë statistikat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) në raportin e ri “Mortaliteti dhe morbiditeti nga kanceri i gjirit te gratë në Maqedoninë e Veriut”, që u realizua me rastin e shënimit të Tetorit Rozë, muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit.

Vitin e kaluar, 346 gra në Maqedoninë e Veriut humbën jetën nga kjo sëmundje.

“Nga kanceri i gjirit në vitin 2010 kanë vdekur 310 gra me një shkallë mortaliteti 30.0/100000 gra; në vitin 2021- 337 gra me një shkallë prej 32.6; në vitin 2022-356 gra me shkallë prej 38.5 dhe në vitin 2023 – 346 gra me shkallë prej 37.5 në 100000 gra. Në periudhën e analizuar vihet re një tendencë e rritjes së numrit të rasteve të vdekjes te gratë e prekura me kancer të gjirit”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Arbela Statovci ishte vetëm 33 vjeçe kur u diagnostikua me kancer në gji.
SHIKONI EDHE:
“M’u duk sikur më ra tavani”: Rrëfimi i Arbelës për kancerin në gji
Specialistja onkologe, në Spitalin Klinik të Tetovës, Vjollca Skenderi Neziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i lartë i vdekjeve nga kanceri i gjirit është rezultat i faktit se shumica e pacientëve paraqiten për ndihmë mjekësore në faza të avancuara të sëmundjes.

“Për fat të keq, në Maqedoni të Veriut, shumica e grave, rreth 70 për qind prej tyre, kur paraqiten te mjeku, janë në fazat e avancuara të sëmundjes, atëherë kur edhe prognoza e sëmundjes nuk është e mirë. Pa marrë parasysh se këto paciente u nënshtrohen trajtimeve onkologjike, kirurgjikale dhe radioterapike, në trajtimin e kancerit është shumë me rëndësi edhe stadi i sëmundjes”, thotë ajo.

Sipas onkologes Vjollca Skenderi Neziri, “vetëdijësimi për kontrollet e hershme nuk është në nivelin e duhur”. Ajo shton se Spitali Klinik i Tetovës, në pesë vjetët e fundit, pacientët onkologjikë me kancer të gjirit apo prostatës, i ka trajtuar me buxhet të vetin.

“Ne në Tetovë, këto pesë vjetët e fundit, jemi munduar që me buxhet vetanak të spitalit, pa mbështetje tjetër, që t’i trajtojmë pacientët onkologjikë me kancer gjiri apo të prostatës. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme për të mbuluar tërë rajonin e Tetovës, për shkak se ky buxhet është shumë i kufizuar, pra për shumë pak pacientë. Mendoj se mungesa e disperzimit së qendrave onkologjike, siç janë Tetova, Manastiri dhe Shtipi, është pengesa kryesore pse pacientët nuk janë të kënaqur me trajtimin e tyre”, thotë Vjollca Skenderi Neziri, onkologe.

Mjekja onkologe tregon se edhe fushatat e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, përpiqen t`i realizojnë përmes mediave dhe aktiviteteve tjera lokale. Ajo konfirmon se kontrollet për mamografi për pacientët mbi 50 vjeç, ofrohen pjesërisht falas.

“Së bashku me kolegët mundohemi që përmes ligjëratave, përmes emisioneve televizive, universiteteve, teatrit, apo Komunës së Tetovës, të ofrojmë sa më tepër gra që t`i informojmë se çka është kanceri i gjirit, si diagnostikohet, t`i informojmë për kontrollet, skriningun… Në shtetin tonë skriningu funksionon deri diku mbi moshën 50-vjeçare, që t`i bëjnë kontrollet e mamografisë falas, por unë mund të flas vetëm për atë që mundohemi të bëjmë këtu në Tetovë bashkë me kolegët radiologë falë iniciativave të përmendura”, tregon ajo.

Derisa në mbarë botën, në muajin tetor, zhvillohen fushata për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndërmarrë ndonjë aktivitet konkret në terren, apo ndonjë fushatë shpjeguese në ueb-faqet zyrtare.

Shqipëria dhe Kosova me mamografi falas gjatë muajt tetor
Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, me fillimin e muajit tetor, njoftoi se të gjitha gratë do të kenë mundësinë të kryejnë mamografi falas përmes njësive të lëvizshme, që do të funksionojnë në të gjitha fshatrat dhe qytetet, duke ofruar kontrolle të plota falas të gjirit.

Ngjashëm si në Shqipëri, edhe në Kosovë, ministria e Shëndetësisë ka siguruar mamograf mobil, për të nxitur sa më shumë persona që të kryejnë këtë procedurë me qëllim të zbulimit në fazë të hershme të kancerit në gji.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tifozët e Crvena Zvezdas shfaqën flamurin “Kosova është Serbi”, vjen reagimi i UEFA-s

Tifozët huliganë serb nuk lëshojnë rast për të sulmuar shtetin e Kosovës me parulla propaganduese në ndeshjet e futbollit.Një rast i tillë ndodhi edhe...

Prodhuesi japonez i veturave, Nissan largon 9,000 punëtorë nga puna

Prodhuesi japonez i veturave, Nissan, pritet ta reduktojë numrin e punëtorëve për nëntë mijë, si dhe kapacitetin e tij prodhues global për 20 për...

“Në burg kam pyetur vetëm a ka palestër”, Meta flet nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu pas më shumë se dy javësh brenda. Për Top Channel ai ka thënë se...

Ziberi: Kushtet në Burgun e Idrizovës alarmante, dy të burgosur shfrytëzojnë një shtrat ose flenë në dysheme

Për shkak të mbipopullimit në burgun e Idrizovës, derisa një i burgosur fle, tjetri duhet të rrijë zgjuar dhe të presë radhën sepse një...

Zeqiri: VLEN përmes Gashit urdhëroi të thiret seanca për branitellat, sot bëhen sikur ndihmojnë

Zëdhënësi i Aleancë për Shqiptarët, Arben Zeqiri tha se, përmes Afrim Gashit, VLEN ia lshoi të gjithë peshën deputetes Ilire Dauti në lidhje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu