Shfuqizohet zgjedhja e gjykatëses kushtetuese Elizabeta Dukovska, anulohet seanca për Ligjin për gjuhët

Gjykata Administrative e anuloi vendimin për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se procedura për zgjedhjen e saj është zhvilluar në kundërshtim me kriteret ligjore dhe parimet e barazisë dhe transparencës. Vendimi shkaktoi reagime në publik dhe në institucionet gjyqësore, me Gjykatën Kushtetuese që paralajmëroi për krijimin e një precedenti ligjor dhe shtyrjen e seancës përgatitore për Ligjin për Gjuhët, ndërsa ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov theksoi se Këshilli Gjyqësor duhet ta përsërisë procedurën.

Sipas aktvendimit, në rastin konkret, Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim për zgjedhjen e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese pa shqyrtim të plotë të të gjithë kandidatëve të propozuar. Për shkak të mungesës së materialeve dhe të dhënave për kandidatët, anëtarët e Këshillit nuk mundën të bënin analizë themelore të profesionalizmit dhe kontributit të tyre në teorinë juridike. Edhe pse Ligji për këshillin gjyqësor kërkon përmbushje të kritereve konkrete për zgjedhje, ata nuk ishin kontrolluar në mënyrë formale para votimit.

“Gjykata konstaton se kjo mënyrë votimi nga anëtarët e Këshillit, pra duke mos votuar për dy propozimet e mbetura, pengon zbatimin e barabartë të rregullave të procedurës për të gjithë kandidatët, duke pasur parasysh se vetëm një kandidat mori mundësinë për mbështetje reale përmes votimit, dhe dy kandidatëve të tjerë iu mohua mundësia për të pasur të njëjtin trajtim dhe mundësi të barabarta gjatë zgjedhjeve, megjithëse të tre kandidatët u mbështetën më parë nga anëtarët e Këshillit, gjë që ndikon në ligjshmërinë dhe transparencën e procedurës, duke pasur parasysh se propozimi i zgjedhjes nuk u miratua në bazë të një shqyrtimi dhe votimi të plotë për të gjitha propozimet, por më saktë në rend kronologjik të propozimeve të paraqitura, më saktësisht vetëm për propozimin e parë, gjë që shkel jo vetëm parimin e barazisë, por edhe parimin e sistemit të meritës, duke pasur parasysh se pengon një krahasim real dhe objektiv të cilësive, rezultateve dhe kontributit të kandidatëve në zhvillimin e mendimit dhe sistemit juridik, në aspektin e përmbushjes së kushteve të nenit 98 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili përjashton detyrimin ligjor për një qasje të barabartë, meritokratike dhe transparente ndaj procedurës, gjë që është në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të barazisë dhe llogaridhënies në ushtrimin e funksionit publik”, qëndron në aktvendim.

Gjithashtu, nga mbikëqyrja në procesverbalin nga seanca konfirmohet se anëtarët e Këshillit janë njoftuar me biografitë e kandidatëve për herë të parë në vetë mbledhjen dhe kanë filluar votimin vetëm për kandidatin e parë të propozuar, përderisa, dy propozimet e tjera ishin injoruar. Kjo ka shkaktuar trajtim të pabarabartë të kandidatëve, duke e dëmtuar transparencën dhe ligjshmërinë e procedurës, si dhe sistemin merit i cili duhet të sigurojë krahasim objektiv të kualifikimeve dhe kontributit të tyre.

Gjykata vlerësoi se padia e Antoaneta Dimovska, e cila është anëtare e Këshillit Gjyqësor dhe ishte gjithashtu kandidate për gjykatëse kushtetuese, ishte e bazuar. Gjykata urdhëroi një ripërsëritje të zgjedhjeve në përputhje me kriteret ligjore për drejtësi, transparencë dhe barazi, ku duhet të zhvillohet një votim për të gjithë kandidatët e propozuar në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në Ligjin për Këshillin Gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese e anuloi seancën përgatitore të për Ligjin e gjuhëve

Gjykata Kushtetuese edhe pse nuk e komentoi aktgjykimin e Gjykatës Administrative, në komunikatën e saj dje theksoi se veprimi i Këshllit gjyqësor, Kuvendit dhe gjykatave administrative ka sjellur deri në krijimin e precedentit juridik, me të cilin deri tani asnjë përbërje e Gjykatës nuk është ballafaquar. Prej aty thonë se nuk do t’i rishqyrtojnë me detyrë zyrtare vendimet, në të cilat ka marrë pjesë gjyqtarja, e përfshirë me aktgjykimin. Ky precedent, sipas Gjykatës, ka implikacione të rëndësishme juridike ndaj veprimit të tij të mëtejshëm.

“Gjykata Kushtetuese sot mori shkresën nga kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën i dorëzohet Vendimi U-5 Nr. 380/2025 nga 15.05.2025 Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjykata Kushtetuese nuk komenton Vendimin e Gjykatës Administrative. Veprimet e të gjitha organeve të përfshira, siç janë Këshilli Gjyqësor, Parlamenti dhe gjykatat administrative, në këtë rast krijuan një precedent ligjor që krijoi një situatë ligjore, me të cilën asnjë përbërje e mëparshme e Gjykatës Kushtetuese nuk është përballur ndonjëherë. Një precedent i tillë ligjor padyshim krijon implikime ligjore në veprimet e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me kompetencat e saj”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Në komunikatë shtohet se për shkak të situatës së re të krijuar, Gjykata ka marrë vendim të shtyjë seancën përgatitore për çështjen që lidhet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 19 qershor 2025, për shkak të faktit se gjyqtari është raportues për këtë lëndë, e në mënyrë shtesë, Gjykata ka miratuar Konkluzion, sipas të cilit procedurat në këtë çështje duhet të jenë në përbërje të plotë të Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese njëheri kujton se në përputhje me nenin 112, paragrafi 2 i Kushtetutës, vendimet e saj janë përfundimtare dhe ekzekutive, dhe nuk do të shqyrtojnë sipas detyrës zyrtare vendimet, në të cilat ka marrë pjesë gjyqtari i përfshirë nga vendimi i Gjykatës Administrative.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Administratës për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, dje deklaroi se në përputhje me vendimin e Këshillit Administrativ, Këshilli Gjyqësor është i detyruar ta përsërisë procedurën.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me vendimet që gjyqtarja ka marrë në dy vitet e fundit që kur ajo ka kryer funksionin., Filkov tha se do të duhet të presim dhe të shohim.

Zgjedhja e Dukovskës u krye në prill të vitit 2023, pasi ajo mori mbështetjen e 11 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, me dy “kundër”.

Opozitarja OBRM-PDUKM atëherë akuzoi se me zgjedhjen e Dukovskës, Këshilli gjyqësor e ka shkelur Kushtetutën sepse nuk i ka vënë në votim dy kandidatët e tjerë. Ndërkohë, anëtari i atëhershëm i Këshillit, Zoran Gerasimovski, u tha deputetëve se Këshilli nuk vazhdoi me votimin për kandidatët e tjerë sepse, sipas tij, ligji nuk parashikon që do të përcaktohet kandidati me më shumë vota, por ai që merr i pari shumicën e nevojshme – të paktën tetë vota.

AIM dje kontaktoi disa nga anëtarët e Këshillit gjyqësor, të cilët deklaruan se ende nuk e kanë marrë vendimin dhe se do të komentojnë për të pasi të njihen me përmbajtjen e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Anketat e fundit: Bie rejtingu i Bilall Kasamit!

Pas një sërë skandalesh që lidhen me kontratat mbi vepër, shitjen e tokave komunale dhe të parkingjeve, qytetarët e Tetovës nuk e mbështesin edhe...

Shporta minimale konsumatore në muajin maj ka arritur në 63.908 denarë

Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në maj janë rritur për 1.217 denarë në krahasim me prillin, tregojnë të dhënat që sot i ka...

“Qytetarët e vendit janë në rrezik të drejtpërdrejt nga ndotja e ajrit”

303 persona në 100 mijë banorë rrezikohen nga ajri i ndotur, ndërsa në kryeqytet rreth 1200 persona në vit vdesin si pasojë e ndotjes....

Refik Hasani: Komandanti Ridvan Qazimi-LLESHI, “vritet” për të satën herë!?

Shkruan: Refik Hasani Sot, në Sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc është thyer qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor...

Qytetarët e Tearcës pa përgjigje për hapjen e çerdhes – prindërit ndihen të mashtruar nga kryetari i Komunës Nuhi Neziri

Qytetarët e Komunës së Tearcës po shprehin zhgënjimin e tyre të thellë ndaj heshtjes së kryetarit të komunës lidhur me hapjen e çerdhes publike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu