Mickoski: Maqedonia e Veriut po “bullizohet” në rrugën drejt BE-së

Pas më shumë se dy dekadash në “dhomën e pritjes” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut shpreson se pritja do të përfundojë më në fund, teksa kryeministri Hristijan Mickoski tha se anëtarësimi i vendit është vonuar për shkak të “mosmarrëveshjeve artificiale”.

Edhe pse ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që aplikuan për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë pak përparim në këtë rrugë gjatë dy dekadave të fundit.

“Mjerisht, vendi ynë është ende në të njëjtin vend si 25 vjet më parë, për arsye artificiale,” tha Mickoski. “Jo për shkak të kritereve të Kopenhagenit, jo për shkak të mungesës së përmbushjes së disa objektivave, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve artificiale – si flamuri ynë kombëtar, emri i kombit tonë, ndryshimi i kushtetutës, ky apo ai ndryshim,” shtoi ai.

Me këtë, Mickoski iu referua vetos shumëvjeçare greke që çoi në ndryshimin e emrit të vendit, si dhe vetos së vazhdueshme të Bullgarisë për çështje që lidhen me të drejtat e pakicave, historinë dhe gjuhën.

Athina besonte se emri i vendit lidhej me rajonin e saj verior, ndërsa në vitin 2018, kjo çështje u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës, përmes së cilës Shkupi pranoi emrin Maqedonia e Veriut dhe Greqia hoqi veton e saj.

Ndërkohë, vetoja e Sofjes ka të bëjë me akuzat se Maqedonia e Veriut po mosrespekton lidhjet e përbashkëta kulturore dhe historike me Bullgarinë. Bullgaria ka kërkuar reforma kushtetuese dhe arsimore si kushte për përparim në bisedimet e anëtarësimit të Shkupit në BE.

Mickoski e quajti këtë presion nga Bullgaria “presion politik dhe trajtim të padrejtë”.

“Ata janë brenda, ne jemi jashtë — kjo është pak si ngacmim (‘bullying’)… Ne duam të ulemi në tryezën e Brukselit dhe të dimë cila është çmimi tani, dhe nëse ky është çmimi i fundit që duhet të paguajmë,” tha ai.

Kryeministri maqedonas paralajmëroi gjithashtu se kjo qasje po minon parimet themelore të BE-së dhe mund të ndodhë sërish me vende të tjera që synojnë anëtarësimin.

“Nëse dikush guxon ta ngacmojë dikë tjetër që dëshiron të bëhet pjesë e klubit, pse të tjerët duhet të heshtin? Kjo nuk është normale… ndoshta kjo do të ndodhë sërish, sepse po funksionon,” theksoi Mickoski.

Ai i bëri thirrje Brukselit të reflektojë nëse rregulli i unanimitetit dhe të drejtës së vetos së shteteve anëtare është ende në përputhje me “parimet dhe vlerat” e themeluesve të Evropës.

Ndryshimet kushtetuese

Mickoski pyeti pse BE-ja pret lëshime vetëm nga Shkupi, ndërsa mbyll sytë për gjendjen e maqedonasve në Bullgari.

“Pse duhet ta ndryshojmë kushtetutën tonë atëherë? Pse nuk po flasim për komunitetin maqedonas në Bullgari? Po për të drejtat e tyre të njeriut? Ata nuk lejohen të regjistrojnë as një organizatë joqeveritare. Nuk po flasim për ndryshim të kushtetutës bullgare, por për një lloj reciprociteti,” tha ai.

Sipas tij, ky pabarazim e dëmton parimin e drejtësisë dhe barazisë mes vendeve anëtare dhe atyre kandidate. Megjithatë, pavarësisht tensioneve dhe vonesave, Mickoski theksoi se anëtarësimi në BE mbetet një zgjedhje strategjike për Maqedoninë e Veriut.

“Ne besojmë se e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Dhe besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një vlerë e shtuar për vetë BE-në,” u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se qytetarët e vendit të tij po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer dhe të hutuar nga mungesa e përparimit, duke pyetur se çfarë përfaqëson në të vërtetë BE-ja sot.

“Qytetarët e mi janë plot frustrim, më pyesin: mirë, zoti Kryeministër, çfarë tani? Nëse e bëjmë këtë, a do të jetë ky kushti i fundit apo do të ketë edhe të tjerë në të ardhmen?” tregoi Mickoski.

Megjithatë, ai theksoi se vendi i tij vazhdon të ndajë idealet themelore të Unionit.
“Pavarësisht gjithë atyre poshtërimeve dhe zhgënjimeve, dhe pavarësisht frustrimit që mbizotëron mes qytetarëve tanë, ne ende ndajmë të njëjtat vlera,” përfundoi Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu