SHBA-të do të evakuojnë pjesërisht ambasadën në Irak, për shkak të rritjes së tensioneve me Iranin

Burime qeveritare amerikane kanë thënë se stafi jo-thelbësor i ambasadës amerikane dhe personat në varësi të tyre në Bagdad do të evakuohen nga Iraku për shkak të rreziqeve të larta të sigurisë.

Zyrtarët nuk thanë saktësisht se çfarë e shkaktoi largimin, por u është thënë se Izraeli ishte gati të niste një operacion në Iran, sipas CBS.

Kjo ishte pjesë e arsyes pse disa amerikanë u këshilluan të largoheshin nga rajoni, thanë zyrtarët, duke shtuar se ata parashikonin që Irani mund të hakmerrej ndaj disa bazave amerikane në Irak.

Kjo vjen ndërsa bisedimet e SHBA-ve mbi programin bërthamor të Iranit duket se kanë ngecur ditët e fundit.

I dërguari i SHBA-ve për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ende po planifikon të zhvillojë bisedime me Iranin në lidhje me programin e tij bërthamor të dielën, thanë zyrtarët për CBS.

Witkoff do të takohet me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi në Muscat, sipas Axios.

Një zyrtar i departamentit të shtetit të SHBA-ve i tha BBC-së sakaq se “po vlerësojmë vazhdimisht qëndrimin e duhur të personelit në të gjitha ambasadat tona”.

“Bazuar në analizën tonë të fundit, vendosëm të zvogëlojmë gjurmën e misionit tonë në Irak”.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë më herët se amerikanëve iu këshillua të largoheshin nga rajoni “sepse mund të jetë një vend i rrezikshëm dhe do të shohim se çfarë ndodh”.

Trump përsëriti gjithashtu se SHBA-të nuk donin që Irani të zhvillonte një armë bërthamore.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha ai.

Presidenti shpreson të arrijë një marrëveshje për të ndaluar Teheranin të zhvillojë një armë bërthamore.

Më parë këtë javë, ai zhvilloi një telefonatë 40-minutëshe, e cila u tha se ishte “e tensionuar”, me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka argumentuar prej kohësh për një qasje ushtarake dhe jo diplomatike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu