Senatori amerikan i kërkon Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit, SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova

Senatori amerikan, Richard Blumenthal, i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Ai ka theksuar rrezikun që Serbia i ka paraqitur Kosovës ndër vite, duke përmendur sulmin e ndodhur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Në letrën e tij, Blumenthal ka rikujtuar ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë më 1999, duke theksuar se ambiciet ekspansioniste të Serbisë nuk janë shuar asnjëherë.

Ai ka shprehur shqetësim të veçantë për mundësinë që administrata e re e presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, nuk do të angazhohet mjaftueshëm për paqen mes Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh qasjen e mëparshme të Trumpit ndaj Rusisë.

“Duke pasur parasysh qasjen e mëparshme të presidentit të zgjedhur Trump ndaj Rusisë, kam frikë se administrata e re do të bëjë shumë pak për të inkurajuar paqen mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar senatori nga Connecticut.

Blumenthal i ka bërë thirrje Blinkenit që gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit në ShBA të ketë një fokus të veçantë ndaj Kosovës.

“Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës. Ne gjithashtu kërkojmë që ju t’i vazhdoni përpjekjet e kushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pranimin e Kosovës në OKB,”, ka përfunduar Blumenthal./gazetaexpress

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu