Sela godet rëndë Bilall Kasami: E shite “Monopolin” për ta mbush xhepin, aty janë eshtrat e gjyshërve tanë (VIDEO)

Gjatë tubimit madhështor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) të mbajtur sonte në qytetin e Tetovës, një nga momentet më të fuqishme erdhi nga fjala e Ziadin Sela, i cili përcolli një mesazh emocional dhe historik për të gjithë shqiptarët, sidomos të rajonit të Pollogut.

Sela kujtoi plagët e së kaluarës, tradhtitë ndaj popullit shqiptar dhe sakrificat e brezave që dhanë jetën për liri e dinjitet. Ai përmendi vendin historik të masakrës së shqiptarve atë të “MONOPOLIT” në Tetovë, ku sipas tij, është bërë pazari më i shëmtuar mbi gjakun e shqiptarëve.

“Dhe po, monopoli nuk është më aty. Kur kalonim andej, ishte një kujtesë e dhimbshme për tradhtinë e madhe që iu bë këtij populli, për një premtim të dhënë se do të luftonim bashkë dhe se populli do të vetëvendoste. Ishte kujtesë!” u shpreh Sela, njofton TS.

Sela tha se duke përshkuar rrugën nga Struga, mendoja me vete se këtu tek Monopoli janë vrarë shqiptarët si në Tivar e si te Kulla e Jasharajve.

“Kur kalova edhe unë nga Struga, mendova me vete, këtu na vranë. Këtu, njësoj si në Tivar. Këtu, njësoj si te Kulla e Jasharajve. Aty është gjaku, sakrifica, gjenocidi i ushtruar ndaj gjyshërve tanë të dashur, ndaj logës dhe burrërisë shqiptare.”

Ai theksoi se ndonëse zgjedhjet lokale kanë të bëjnë me nevojat praktike të qytetarëve si rrugë, shkolla apo parqe ato nuk janë të shkëputura nga kujtesa kombëtare.

“Po, ne votojmë për rrugë. Votojmë për shkolla, për parqe dhe për çdo gjë që lidhet me jetën tonë të përditshme. Por ne votojmë edhe për varret e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.”

Sela e bëri të qartë se më 19 tetor, shqiptarët kanë në dorë të japin përgjigjen ndaj atyre që, sipas tij, kanë abuzuar me sakrificën e popullit:

“Asnjë njeri nuk ka të drejtë të shkelë mbi varrin e atyre burrave që u masakruan aty te Monopoli i Tetovës, të cilin dikush e ktheu në para. Vetëm për të mbushur xhepat e vet. Por ju e keni në dorë, më 19 tetor, ta jepni përgjigjen!”

Duke e përmbyllur fjalimin me një thirrje të fuqishme për mobilizim kombëtar, Ziadin Sela u shpreh.

“Zgjedhjet e këtij viti, zgjedhjet e kësaj të diele, nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Janë zgjedhje për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, çdo shqiptar është Bajram Rexhepi. Çdo shqiptar dhe çdo shtëpi shqiptare është pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim. Dhe më 19 tetor, shqiptarët duhet të flasin qartë:
‘Ky është vendi im – dhe këtu vendosim ne!’”, theksoi Sela.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: S’është e drejtë ta shpallim Listën Serbe organizatë terroriste

SHBA-ja e vlerësoi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe si një tentim “përçarës” dhe si një përpjekje me “vizion të ngushtë” nga...

LSDM: Qeveria VMRO-VLEN e përfshirë në privatizimin skandaloz- privatizuesi serb i ‘Stopanska Bankës- Manastir’ lidhet me Milan Radojçiqin

LSDM ka publikuar akuzat e radhës ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit, duke pretenduar se privatizimi i “Stopanska Bankës Sh.A Manastir” është pjesë e një...

Debati për emigrantët ndez skenën politike: kryeministri akuzon Filipçen për frikësim të qytetarëve

Autoritetet duhet ta ndjekin penalisht liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, për frikësimin e qytetarëve se Maqedonia do të mbushet me emigrantë në pranverë, kërkoi...

Peci merr detyrën si kryetar i Mitrovicës nga Hamza: Kam ardhur i armatosur që t’i dal zot qytetit

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish kryetari i këtij qyteti, Bedri Hamza. Peci në betimin...

Bankieri i Vuçiçit në zemër të Maqedonisë?- LSDM: ‘Alta Banka’ e Vuçiçit u fut në Maqedoni si dhuratë për VMRO-DPMNE-në

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, konkretisht ekipi i saj i ashtuquajtur antikorrupsion, sot njoftoi “bombë” të re, përkatësisht ata prezantuan gjetjet për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu