Debati për emigrantët ndez skenën politike: kryeministri akuzon Filipçen për frikësim të qytetarëve

Autoritetet duhet ta ndjekin penalisht liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, për frikësimin e qytetarëve se Maqedonia do të mbushet me emigrantë në pranverë, kërkoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke thënë se e kishte toleruar Filipçen mjaftueshëm gjatë.

Sipas tij, do të pasojnë padi penale pasi lideri i opozitës nuk ndalet së “mbjelluri frikë dhe panik”, megjithëse Qeveria mohoi qartë se kishte rënë dakord me Britaninë e Madhe për të sjellë emigrantë.

Ndërkohë, Filipçe, në një takim me partnerët e koalicionit, filloi zbatimin e strategjisë për të “shpëtuar Maqedoninë nga OBRM-PDUKM” dhe emigrantët.

“Ende nuk mund ta kuptoj se kush i ka informuar për këtë temë, sepse kjo temë nuk është aspak në favorin e tyre, sepse ata vetë votuan në një seancë qeveritare për të ndërtuar kampe të tilla private për emigrantë, për të cilat pati protesta në të kaluarën. Unë tashmë e kam thënë se vlerat themelore të OBRM-PDUKM-së përfshijnë politikën anti-emigrante, për të cilën na akuzuan se jemi një parti ksenofobe. E vërteta është e qartë, absolutisht asgjë e tillë nuk do të ndodhë, as nuk ka ndonjë plan që të ndodhë”, tha Mickoski.

Si konfirmim se Qeveria nuk u pajtua me Mbretërinë e Bashkuar për të ndërtuar kampe për emigrantë, Kryeministri iu referua njoftimit të Ambasadës Britanike në vend.

Ai njoftoi se këshilltarët e OBRM-PDUKM-së do t’u paraqesin këshillave javën e ardhshme për votim një dokument ku thuhet se politika e OBRM-PDUKM-së është anti-emigrante dhe se kampet e emigrantëve nuk do të krijohen në territorin e atyre komunave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu