Peci merr detyrën si kryetar i Mitrovicës nga Hamza: Kam ardhur i armatosur që t’i dal zot qytetit

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish kryetari i këtij qyteti, Bedri Hamza.

Peci në betimin e tij tha se ka ‘ardhur i armatosur për t’i dalë zot qytetit’.

Peci merr detyrën si kryetar i Mitrovicës: Kam ardhur i armatosur që t’i dal zot qytetit

“Sot u betova, nuk kam fjalë të mëdha, por kam një premtim të sinqertë kam ardhur i armatosur që ti dal zot qytetit të Mitrovicës… Nga sot dera ime është e hapur për secilin pa dallim me apo pa protokoll. Do të punoë ëme ndershmëri,me zemër,me durim e me drejtësi. Për me kthy dinjitetin e qytetit të Mitrovicës. S’ju premtoj mrekulli, por iu premtoj punë të ndershme çdo ditë… Na duhet angazhim e përpjekje dhe unë jam i gatshëm me dhënë gjithçka nga vetja ime për të arritur këtë objektiv. Na duhet dashni për qytetin, na duhet kujdes, na duhet përkushtim, sepse Mitrovica është jo vetem qyteti ynë, por është edhe zemra e Kosovës. Le të fillojmë një kapitull të ri për Mitrovicën duke ndjerë secili prej nesh peshën e historisë dhe përgjegjësisë duke pasur në mendje e zemër gjithë ata që kanë dhënë jetë për Shqiptarinë, që nga Isa Boletini e deri tek heroi me i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”, tha Peci.

Ndërkaq, kryesuesi i seancës solemne, Naser Muja tha se Kuvendi Komunal i Mitrovicës duhet të ketë qëllim të përbashkët përmirësimin e jetës së qytetarit duke lënë anash dallimet politike.

Muja: Ne duhet t’i shërbejmë qytetarëve të Mitrovicës

“Sot në këtë sallë kemi përfaqësues të partive të ndryshme politike me qëndrime dhe ide të ndryshme, pra kjo është pasuria e demokracisë, por përtej dallimeve që kemi edhe përgjegjësitë e përbashkëta. Ne duhet t’i shërbejmë qytetarëve të Mitrovicës. Shenja e votës nuk na ka dërguar këtu të debatojmë pa fund, por për të gjetur zgjidhje jo për të krijuar barriera, por për t’i hequr ato, jo për t’u ndarë, por për t’u bashkuar në mision të përbashkët për zhvillimin e qytetit. Ju ftoj të punojmë me respekt për njëri tjetrin me vullnet dhe bashkëpunim me synimet dhe çdo vendim të këtij kuvendit. Mund të kemi mendime të ndryshme, por duhet të kemi një qëllim të përbashkët, përmirsimi dhe jeta e qytetarëve”, tha ai.

Kujtojmë që Faton Peci fitoi garën në zgjedhje lokale duke mposhtur kundërkandidatin e tij në balotazh nga radhët e PDK, Arian Tahiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu