Sasho Mijallkov sot u lirua nga burgu i Strugës

Sasho Mijallkov sot u lirua nga burgu i Strugës. Kjo u bë pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i ndërprejë dënimin, me kusht që deri më 25 prill të vitit 2025 të mos kryejë vepër penale.

Siç kumtuan nga Gjykata e Apelit Shkup, ky vendim është bazuar në ankesën e Mijallkovit me vendim të Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa është marrë në seancë me dyer të mbyllura më 14 maj të këtij viti.

“Gjykata e Apelit në Shkup në interes të opinionit dhe mediumeve informon se duke vepruan në lëndën penale KR-84/24, në seancë me dyer të mbullura më datë 14.05.2024, ka marrë vendim me të cilin e pranoi ankesën e të dënuarit S.M. nga S. dhe vendimin e Gjykatës themelore penale Shkup e ndryshoi, dhe kështu i dënuari lirohet më datë 23.05.2024 nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht që deri në skadimin e lirimit me kusht -25.04.2025 të mos kryejë vepër të re penale”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Mijallkov vuante dënim me burg në Strugë, pasi pas pranimit të fajit u dënua me tre vjet burg për rastin “Perandoria”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu