Sarrazin: Kosova s’mund ta bllokojë CEFTA-n, mund ta bllokojë veç veten

Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, ka thënë Sarrazin
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një dakordimi rreth CEFTA-s.

Ai, në një intervistë për KOHËN dhënë gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tetë ditësh, ka insistuar që Kosova të zhbllokojë futjen e mallrave serbe, një pjesë e të cilave ishte bllokuar nga Qeveria. Sarrazin ka deklaruar në të dyja vizitat që ka zhvilluar në Kosovë se ka marrë përgjigje negative nga kryeministri Albin Kurti në kërkesën për një kompromis.

“Tash ne kemi parimin kryesor në Bashkimin Evropian dhe tash veç mund ta bllokosh veten dhe më duhet t’ia shpjegoj këtu Qeverisë së Kosovës se do të vazhdojmë me marrëveshje për këto çështje, lidhur me tregun e lirë të përbashkët, edhe pa Kosovën nëse është e domosdoshme. Ky është mesazhi im i sotëm”, ka thënë ai.

Krahas për çështjen e CEFTA-s, Sarrazin ka folur edhe për çështjen rreth hapjes së Urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për vizitën e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, sikurse edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE).

KOHA: Keni një turne diplomatik nëpër Ballkan. Keni vizituar shumicën e kryeqendrave të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor. Por në më pak se dy javë keni vizituar Kosovën dy herë. A ka ndonjë çështje politike që po zien, që jeni dy herë këtu. Keni vizituar Prishtinën dy herë. A mund ta shpjegoni këtë?

Sarrazin: Është shumë e lehtë. Jemi duke punuar për një kohë shumë të gjatë për ta arritur një përparim të madh, në bashkëpunim rajonal. Është dhjetëvjetori i Samitit të Procesit të Berlinit. Mendoj se është shumë e rëndësishme të themi se Procesi i Berlinit nuk është aq i suksesshëm sa kemi dashur të jetë. Dy vjet më parë kemi bërë një samit të ri me marrëveshje të reja, kemi probleme të mëdha që rajoni është bllokuar dhe disa nga këto bllokada janë bërë nga Kosova. Kështu që, jemi duke punuar qe sa muaj duke tentuar t’i tejkalojmë këto bllokada, duke ofruar hapa pozitivë për Kosovën sa i përket njohjes, por disa kohë më parë Qeveria e Kosovës ka kërkuar një çmim që është tepër i lartë për ne të paguajmë.

KOHA: Çfarë saktësisht është ky çmim? Çfarë saktësisht po bllokon Qeveria e Kosovës në këtë proces?

Sarrazin: Jemi duke punuar në zhbllokim të organizatës tregtare CEFTA, në kornizën e së cilës dërgesa pozitive për njerëz… mund të bëhen gjëra konkrete si dërgesa, gjeobllokim, si edhe leje pune në rajon. Kam një ndjesi të qartë se nëse nuk shkojmë përpara tash me rajonin, jo vetëm mundësia për të shkuar drejt BE-së, por edhe ideja e vjetër për të pasur bashkëpunim rajonal në stilin e Beogradit me “Ballkanin e Hapur” do të kthehet. Ne duhet të kemi sukses në këtë samit, të tregojmë se Procesi i Berlinit dhe tregu i përbashkët rajonal po ofrojnë gjëra konkrete për njerëzit në rajon që mund t’i shohim.

KOHA: A mund të qartësoni, çfarë saktësisht po i kërkoni Qeverisë së Kosovës të bëjë që në tetor, kur të mblidhet Samiti i Berlinit për përvjetorin e dhjetë, duhet të ofrojë deri atëherë. Çfarë saktësisht po kërkoni nga ajo?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu