Rusia mbështet kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë

Kushtet që presidenti serb Alleksandar Vuçiq i paraqiti javën e kaluar në lidhje me Kosovën, kanë mbështetjen e Rusisë.

Kështu është shprehur zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zakharova.

“Iniciativa e presidentit Vuçiq sugjeron se ky është hapi i vetëm i mundshëm që Beogradi e sheh tani. Ne i mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara, mirëpresim synimin për të riparaqitur kërkesën për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Zakharova në konferencën e rregullt për media.

Sipas saj, Brukseli dhe Uashingtoni nuk mund të veprojnë si “ndërmjetësues të ndershëm” në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duke qenë se ShBA-ja nuk është e aftë të luajë rolin e një ndërmjetësi të ndershëm, për të siguruar përmbushjen e marrëveshjeve kryesore nga Brukseli, ata, ashtu siç e krijuan atë kuazi-komunitet, ashtu edhe e tolerojnë, duke mos lënë asnjë shans për një përfundim të drejtë të situatës. E gjithë kjo është në dëm të paqes dhe stabilitetit”, theksoi ajo.

Zaharova theksoi se Kosova, “dhe e gjithë kjo kuazi-pavarësi është ide e Perëndimit dhe rezultat i ndarjes barbare të Serbisë pas agresionit po aq barbar të NATO-s në vitin 1999”.

“Për 25 vitet e ardhshme, sponsorët e të ashtuquajturit projekti i Kosovës punuan për legalizimin e kapjes së atij territori origjinal serb nga shteti i Serbisë. Çfarë po ndodh tani? Në këtë fazë, pas ardhjes së Kurtit në pushtet në Prishtinë, ai proces kulmoi. Shqiptarizimi ka marrë përmasa kërcënuese. Ata po i dëbojnë serbët nga territori i krahinës, duke u përpjekur të fshijnë gjurmët e trashëgimisë së tyre historike shekullore. Unë as që do të flas për korrupsion dhe krime në territorin e Kosovës dhe Metohisë, sepse si të mos ketë?! Vetëm kur ka shtet, institucionet mund ta menaxhojnë atë, të vendosin rendin dhe ligjin. Por ky është një kuazi-shtet, e kanë formuar me mashtrim, kështu që sot ekziston me mashtrim”, u shpreh më tej Zakharova.

Sipas saj, fajtor për “moszgjidhjen e çështjes së Kosovës” është Bashkimi Evropian, i cili, sipas saj, i “mbështetur si gjithmonë nga amerikanët, e ka sjellë zgjidhjen e çështjes së Kosovës në ngërç”.

Zëdhënësja e MPJ-së thotë se “për vite me radhë, ata mbronin banditët e tyre në Prishtinë, shpikën alternativa të së drejtës ndërkombëtare, kuptuan se si të anashkalonin rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u përpoqën ta zgjidhnin problemin e Kosovës ekskluzivisht në kurriz të serbëve që vuajtën aq shumë për shkak të perëndimorëve dhe situatës në tërësi”.

“Prandaj, Kurtit iu dha e plotë ‘carte blanche’ për të pastruar pjesën veriore joshqiptare të krahinës, duke mbyllur strukturat administrative, komunale, tregtare që nuk janë nën kontrollin e tyre”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, ajo kërkoi “vendosjen e status quo-së, kthimin në thelbin e Marrëveshjeve të Brukselit”, të cilat tha ajo, “mund të sigurojnë bazën për dialog të mëtejshëm të frytshëm”.

“Të shfuqizohen vendimet e njëanshme të kundërligjshme të Kurtit, duke përfshirë mbylljen e administratave serbe, bankave, postave, zëvendësimin e serbëve me shqiptarë në organet e vetëqeverisjes lokale, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe shumë të tjera të përmendura nga presidenti serb. Parakushti kryesor për normalizimin është që shqiptarët e Kosovës t’i përmbushin obligimet e tyre në përputhje me dokumentet që kanë nënshkruar, mbi të gjitha për formimin e Asociacionit të Komunave (me Shumicë) Serbe në Kosovë”, tha Zaharova.

Qeveria e Serbisë më herët ka miratuar një paketë masash ekonomike dhe ligjore për mbrojtjen e popullatës serbe dhe të drejtave të saj në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se do t’u dërgojë letra për situatën e vështirë në Kosovë liderëve të BE-së, si dhe ShBA-së, Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të zhvillojë takime me 60 liderë botërorë për këtë çështje. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe shpall të suksesshëm peticionin kundër ndërtimit të urave në lumin Ibër

Sipas Listës Serbe peticioni në ditët në vijim do t’u dorëzohet zyrtarisht përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it, misionit të KFOR-it, misionit të EULEX-it, Bashkimit...

Çka (s’)na tha policia, pasi një qytetar i vdiq në pranga?

Ismail Tasholli 09.07.2025 Pse është “problem moral” komunikata e policisë? – nëse e kanë shkru vet kuptohet, jena në epokën e Dejonave. Sepse, e narrativizon...

Visar Ademi shpall kandidaturën për kryetar të Komunës së Gostivarit

Visar Ademi ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit. Në një postim drejtuar qytetarëve, Ademi shprehet: 🛑 “Të...

Vazhdon dëshqiptarizimi nga qeveria VLEN–VMRO: Në Ministrinë e Energjetikës – 18 maqedonas, 0 shqiptarë

Politikat përjashtuese të qeverisë VLEN–VMRO po thellohen edhe më tej. Pas Ministrisë së Bujqësisë, tani Ministria e Energjetikës shënon një tjetër skandal: 18 të...

Shkup 🔥 Vizbegu nën flakë – tym i dendur dhe materiale të rrezikshme ndotin ajrin

Sërish skena alarmante në Vizbeg të Shkupit. Deponitë ilegale dhe materialet e dëmshme janë përfshirë nga flakët, duke lëshuar re të dendura tymi që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu