Rusia lëshon dronë në drejtim të Kievin dhe Harkivin

Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitscho.

Ai shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore në Kiev po punojnë për të zmbrapsur sulmin e dytë në qarkun Obolonski, në verilindje, pasi qarku Holosvivski në jug një ditë më parë u godit po ashtu nga dronët rusë. Përmes një postimi në Telegram, Klitschko u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.

Në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dy gra u plagosën nga granatimet ruse më 5 nëntor, tha kryetari Ihor Terekhov.

Në javët e fundit, Kievi dhe Harkivi kanë qenë cak i sulmeve ajrore ruse pothuajse përditë, teksa Ukraina po përgatitet për dimrin e tretë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj.

Forcat ajrore ukrainas, ndaras, thanë se kanë rrëzuar 48 nga 79 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj rajoneve ukrainase.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka shkatërruar gjashtë dronë rusë mbi rajonin e Brijanskut./rel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu