Rasti “Monstra” do të ankimohet në Strasburg

Familjarë të te burgosurve të rastit “Monstra” edhe pas 12 viteve vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Sipas Sabri Azirit, familjar i të burgosurve, janë marrë të gjitha masat për të vazhduar procesin për që siç thotë të zbardhet e vërteta. Hapi i radhës sipas tij është ankimi i rastit në Gjykatën e Strasburgut.

“Fillimisht ne ndjejmë dhimbje për çdo jetë të humbur e sidomos kur është i pa fajshëm, si familjarë kemi marrë të gjitha hapat për të vazhduar procesin më tutje.” Ne jetojmë në Maqedoni dhe me bashkëqytetaret tanë maqedonas nuk kemi problem se i kemi hallet e njëjta, ne kemi problem me individ të cilët punojnë për të fajësuar një popull të tërë i cili është i pa fajshëm dhe i cili ka qenë i pa mbrojtur”, tha Sabri Aziri, familjarë i të burgosurve të rastit Monstra.
Sipas Azirit ky rast është zvarritur me qellim dhe është përdorur nga pushteti i atëhershëm por edhe i tanishëm që siç thotë të fitojnë pikë politike në kurriz të shqiptarëve të pa fajshëm.

“Fillimisht pala tjetër e montoi procesin dhe ka bërë pikë politike në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të atyre të cilët janë të pa fajshëm ndërsa pala tjetër, politikan të ndryshëm po ashtu e shfrytëzuan për përfitime personale… Ne si familje kemi qenë të pambrojtur nga politikanët në kohen kur është dashur të thuhet e vërteta nuk është thënë dhe le të mbajnë përgjegjësi ata të cilët aprovuan burgosjen e familjareve tanë dhe njerëzve tjerë të pa fajshëm”, shtoi Sabri Aziri, familjarë i të burgosurve të rastit Monstra.

Dje u mbushen 12 vite kur në liqenin e Smillkovës u vranë 4 të rinj dhe një peshkatar në rastin e njohur si “Monstra”. Për këtë rast, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq. I akuzuari tjetër Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Haki Aziri me 9 vite burg. Dy nga të dënuarit me burg të përjetshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë akoma në arrati./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu