Rasti i foshnjës tre muajshe – Klinika e Pediatrisë: Infermierja nuk kishte qëllim ta lëndoj foshnjën, palët zgjatën dorën e pajtimit

Më 12 korrik u raportua se një foshnje tre muajshe është keqtrajtuar në spitalin e Pediatrisë në Shkup, ku për këtë, u formua edhe një komision për të zbardhur rastin. Drejtori i Klinikës, Rexhep Mehmedi ka njoftuar se rasti është zgjidhur, që siç thotë, ky incident ka ardhur si rezultat i keqkuptimit mes familjarëve të foshnjës dhe infermjerës dhe bëri të ditur, se palët kanë zgjatur dorën e pajtimit.

“Të nderuar qytetarë, Pas ngjarjes së publikuar në media më datë 12.07.2024 lidhur me pretendimet për lëndimin e foshnjës 4 muajshе e cila ishte e shtruar në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, Shkup, drejtori i Klinikës, Dr. Rexhep Memedi, ka kërkuar formim të një komisioni ekspertësh me detyrë zbardhjen e rastit.

Gjatë ditës së djeshme 15.07.2024 komisioni mori në shqyrtim të gjitha faktet, të gjitha informacionet përfshirë edhe deklaratat e infermieres dhe prindërve të foshnjës. Njëkohësisht u vërtetua se infermierja nuk ka pasur absolutisht qëllim të lëndojë foshnjën, por ato hematoma-mavijosje në krahun e djathtë kanë ndodhur gjatë procedurës – marrjes së gjakut venoz për analizë më datë 11.07.2024, e realizuar nga dy motra medicinale gjatë së cilës një infermiere e fikson krahun e fëmijës, ndersa infermierja tjetër shpon venën.

Si rezultat i presionit mekanik, hematomat – mavijosjet janë shfaq në pjesën e sipërme të krahut dhe parakrahut të djathtë. Kujtojmе sе, ne thelb arsyeja kryesore e alarmimit të rastit nga prindërit ka qenë një keqkuptim–mes gjyshit të fëmijës dhe infermieres që ka ndodhur më herët, më 7 korrik 2024, dhe humbja e besimit të prindërve tek infermierja. Dje, me iniciativë të drejtorit të Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Dr. Rexhep Memedi, u mbajt një takim midis dy palëve, prindërit e foshnjës 4 muajshe dhe infermieres. Prindërit e fëmijës u treguan të vyrtitshëm, edhe infermierja u akordua që ky incident më shumë ishte rezultat i keq komunikimit e keqkuptimit dhe më në fund të dy palët zgjatën dorën e pajtimit. Pasi u arrit pajtim mes dy paleve, komisioni nderpreu punimet. Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup është institucioni më i lartë shëndetësor në shtet, ku profesionistë më të dalluar të Pediatrisë ofrojnë mbrojtje shëndetsore të nivelit tericiar për të gjithë fëmijët e vendit tonë dhe vendeve tjera. Misioni ynë është të ofrojmë ardhmëri të shëndetshme për fëmijët dhe familjet e tyre, përmes kujdesit të lartë pedijatrik, edukimit dhe hulumtimit! Vizioni ynë është që çdo fëmijë në RMV dhe regjion të ketë qasje adekuate deri tek kujdesi më i lartë shëndetësorë i cili është i orientuar kah pacienti dhe familja e tyre!”, thuhet në njoftimin e Mehmedit./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu