Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë

I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për Kurtin se, pas disa viteve përvojë e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës ndërsa sot i beson një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”. Këtë deklarim, Lladrovzi e bëri pasi Kurti komentoi Ligjin për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut.

Lladrovci tha se, kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.
Ai kërkoi nga ALi Ahmeti që t’i falë, që siç thotë, s’po dinë çka po bëjnë.

“Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë!
ta që Kushtetutën e vet e kanë lexuar vonë pas disa viteve të përvojës politike, ku shkruan se nuk lejohet bashkimi kombëtar, sot, pretendojnë t’i besojnë një Kushtetute që nuk ka më ”balansues”. Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, liria, demokracia, barazia e përfaqësimit dhe përdorimi i shqipes, është në rrezik si asnjë herë më parë.

Kurrë nuk e kisha besuar se nga Kosova merr goditje politike me çokë çapraz, me çokë të përgatitur me veriorët për ta larguar nga skena UÇK-në. Kurrë nuk e kisha besuar se do të ketë politikanë nga Kosova që i thonë vetes atdhetar dhe lobojnë kundër arritjes së shqiptarëve kudo qofshin ata.

Kur ti ishe në organizim atdhetar, para Pranverës së Madhe të vitit 1981 e këndej, këta trima nuk ishin askund. Besoj fort se ju ka humbur rruga në oborr. Dëmi është bërë, dëmi do t’i kushtojë shqiptarëve. Vëlla Ali, të përshëndes nga zemra, fali se s’po dinë çka po bëjnë, por, mos harro, edhe nëse i falë, historia nuk i falë kurrë”, ka shkruar Lladrovci.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu