Qytetarët e Luginës nisen nga Gjilani për ta ushtruar të drejtën e votës në Serbi

Një numër i qytetarëve të Luginës janë nisur nga Gjilani për ta ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që po mbahen sot, raporton Koha.net. Transporti është siguruar falas nga Komuna e Gjilanit për të gjithë qytetarët e Luginës që jetojnë e veprojnë në Gjilan.

“Ju njoftojmë se komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. Për më shumë informata, ju lutemi të drejtoheni tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit. Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, kishte njoftuar të enjten kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Disa autobusë me qytetarë nga Lugina janë parë duke u nisur për në Serbi për të ushtruar të drejtën e votës.

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë në Serbi nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë në Gjilan, janë mbi dy orë.

Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, afro dy orë.

Shqiptarët në zgjedhjet në Serbi po garojnë me dy lista. “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

Dhjetëra autobusë me qytetarë serbë janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në Serbi, ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen atje.

Një pjesë e tyre përmes transportit të organizuar janë nisur pas orës 6:00 nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, pastaj grupi tjetër në 7:30 dhe organizime do të ketë pothuajse çdo orë deri në mesditë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“VV risolli kandidatë me aktakuza”, Arifi paralajmëron rrezikun për zgjedhjet (VIDEO)

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar listat e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se këtë vit nuk pati ndonjë befasi të...

Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë

Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, gjatë një interviste...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet veriun e Japonisë: shkakton cunami dhe lë 23 të plagosur (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 goditi pjesën veriore të Japonisë të hënën mbrëma, duke plagosur më shumë se 20 persona dhe duke...

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit, presidenti hungarez: Turqia, garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, janë pajtuar që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu