QMK: Pas reshjeve të dendura, uji në Kumanovë nuk është i pijshëm

Pas reshjeve të mëdha të djeshme, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) paralajmëroi mëngjesin e sotëm se uji nga ujësjellësi i Kumanovës nuk duhet të përdoret për pije, transmeton Portalb.mk.

Shpërndarja e ujit përmes sistemit të transmetimit në qytet është ndërprerë dhe kjo situatë do të zgjasë deri në tejkalimin e plotë të saj, pra derisa autoritetet të konfirmojnë se uji është i pijshëm.

QMK-ja bën me dije se mëngjesin e sotëm është kërkuar nga Departamenti për Operacione dhe Koordinim që të koordinohet ndërmjet institucioneve për të tejkaluar, siç thuhet, problemin e madh me ujësjellësin e qytetit të Kumanovës.

Siç informojnë nga QMK-ja, reshjet e dendura të shiut dhe breshrit të djeshëm në rajonin e Likovës kanë shkaktuar rritje të nivelit të Rekës së Likovës, gjë që ka ndikim në sistemin e ujësjellësit të stacionit filtrues të NP “Ujësjellësi”, Kumanovë.

“Sipas informacioneve nga përgjegjësi i stacionit të filtrimit, kemi të bëjmë me një sasi mbi 10 mijë metër kub ujë të turbullt që ndikon në procesin e pastrimit dhe dërgimit te qytetarët. Për ato arsye, për momentin uji në sistemin e transmetimit është i turbullt dhe shpërndarja për qytetarët është ndërprerë, e cila me gjasë do të zgjasë gjatë gjithë ditës së sotme, nëse është e nevojshme edhe deri në momentin kur situata të tejkalohet”, thuhet në informacionin nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Nga aty shtojnë se menjëherë është kërkuar nga shërbimet inspektuese dhe nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë që të bëjnë inspektim në vend, marrjen e mostrave për analizë dhe marrjen e vendimit të duhur për veprime të mëtutjeshme.

“Njëkohësisht Komuna e Kumanovës është njoftuar për veprime të mëtutjeshme, në drejtim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për tejkalimin e situatës në interes të qytetarëve dhe për momentin është vendosur komunikim me mediat me qëllim t informimit të qytetarëve nga Kumanova”, thonë nga QMK.

Sot saktësisht në mesditë, shton Qendra, është njoftuar se shtabi komunal do të takohet me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve në Komunën e Kumanovës lidhur me gjendjen.

Kujtojmë se mbrëmë në disa rajone të vendit ka pasur reshje të dendura të shiut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Katz thotë se Izraeli u përpoq ta vriste Khamenein, por e humbi mundësinë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se qeveria e filloi luftën pa e ditur nëse SHBA-të do të merrnin pjesë në sulme, pranon...

Bëhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup, pritet edhe nesër

Mëngjesin e sotëm, në Shkup është realizuar spërkatja e parë kundër mushkonjave, transmeton TV21. Një spërkatje e tillë do të realizohet edhe mëngjesin e nesërm,...

Me 41.7 gradë Celsius, Shkupi dje ishte qyteti me temperaturën e tretë më të lartë në Evropë

Shkupi sot u rendit i treti midis qyteteve më të nxehta në Evropë, me 41,7 gradë Celsius të matur në fshatin Petrovec të Shkupit...

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, partisë që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe që ka fituar...

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen së bashku në pushime – pamjet që ngrenë dyshime për një lidhje më shumë se miqësore

Edhe pse e kanë mohuar vazhdimisht një afërsi më shumë se thjesht miqësore, artistët e njohur Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë kapur së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu