“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut është rrëzuar me fakte nga analisti Sefer Selimi, i cili ka reaguar ashpër pas statusit të Qokut në Facebook.

Në postimin e tij, Qoku pretendon se raporti i PE-së për periudhën 2023–2024 pasqyron vetëm periudhën kur BDI ishte në qeveri dhe jo zhvillimet e fundit politike. Por sipas Selimit, kjo është një përpjekje e dështuar për të manipuluar opinionin dhe për të ikur nga përgjegjësia.

“E di që e vërteta dhemb, posaçërisht kur atë e konfirmon shumica dërmuese e Parlamentit Evropian,” shkruan Selimi, duke e përballur Qokun me faktin se raporti përfshin gjysmën e vitit 2024 – periudhë në të cilën Qeveria aktuale, e votuar edhe nga vetë Qoku, është në pushtet.

Selimi përmend disa pika kyçe që rrëzojnë pretendimet e Qokut:
• Stoilkoviç, një figurë pro-serbe, mik i afërt i Aleksandër Vulinit dhe i sanksionuar nga SHBA e Britania, është emëruar zv.kryeministër me votat e deputetëve të VMRO-së dhe të partnerëve shqiptarë, përfshirë Qokun.
• Kredia hungareze me financim kinez u garantua nga Viktor Orbán përpara se Mickoski të bëhej zyrtarisht kryeministër.
• Aleanca strategjike me Hungarinë është shpallur nga qeveria aktuale, jo nga ajo paraprake që kishte vetëm marrëdhënie protokollare.
• Raporti i PE-së përmend rrezikun e rritjes së ndikimit rus, hungarez dhe serb, duke alarmuar për rrëshqitjen e qartë të RMV-së drejt orbitës së “botës serbe”.

“Mos e gënjeni veten por merrni përgjegjësinë që u takon,” përfundon Selimi, duke e akuzuar Qokun për hipokrizi dhe shtrembërim të fakteve.

Në vend të shmangieve, Selimi i kërkon klasës politike shqiptare në Maqedoni të përballet me realitetin: rrëshqitja drejt projekteve gjeopolitike serbo-ruse nuk është më retorikë, por tashmë është e dokumentuar në raportet ndërkombëtare – me bekimin e votës së deputetëve që sot përpiqen të lajnë duart.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu