Qeveria shfuqizon pozitën e drejtorit ekonomik në spitale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancën e dytë ku u morën disa vendime, ndër të cilat vendimi për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë të klinikave dhe vendim për emërimin e personelit drejtues të pesë institucioneve shtetërore. Nga Qeveria thonë se ky ndryshim ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e institucioneve shëndetësore, uljen e kostove administrative dhe rritjen e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Sipas dispozitave të reja ligjore, do të shfuqizohet ekzistimi i dy pozicioneve drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat deri më parë ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet. Tani e tutje, këto institucione do t’i drejtojë vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e punës”.

“Me këtë reformë, Qeveria shpreson të përmirësojë kushtet dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, duke mundësuar transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në punën e institucioneve shëndetësore”, thonë nga Qeveria.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Llalla: Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes- ditë krenarie apo nënshtrimi më 2 nëntor?

Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes: Krenari apo nënshtrim më 2 Nëntor Arben LLALLA Qyteti i arsimit, i patriotizmit dhe i sakrificës kombëtare sot përballet me një...

Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse...

Naser Selmani: A po shëndrrohet VLEN në VMRO Shiptarska? (VIDEO)

NASER SELMANI Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dëshmuan se qeveria, përmes një operacioni klasik policor, u përpoq të...

Kurti: Kosova renditet e 26-ta në botë për për siguri në investime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e 26-të në botë për nga siguria e investimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu