Qeveria “KALOJMË NË VEPRIM” ulë përfaqsimin e shqiptarëve në administrat nga 29,52% në 24,30%

Përqindja e përfaqësimit sipas Balancuesit ndryshohet ku merret parasysh vetëm popullata rezidente me çka do të ketë korrigjime të përfaqësimit të komuniteteve etnike në institucionet publike që do të dallojë nga përllogaritjet që i bëri ministri i mëparshëm Admirim Aliti ku ishte përfshirë edhe diaspora. Ministri për administratë Goran Minçev tha se deri më tani Ligji për të punësuarit në sektorin publik nuk është respektuar sepse në përllogaritjet ishte përfshirë edhe diaspora. Sipas asaj, përfaqësimi i maqedonasve nga 54,21% tani rritet në 58,44%, shqiptarët nga 29,52% bien në 24,30%, turqit nga 3,98% bien në 3,86%, romët nga 2,34% shkojnë në 2,53%, serbët nga 1,18% rriten në 1,30%, vllehët nga 0,44 në 0,47 ndërsa boshnjakët mbeten në 0,87%. Por si do të harmonizohet situata nëse në disa institucione përfaqësimi është më i madh nga ajo që është e paraparë. Minçev tha se nuk do të ketë shkarkime.

“Ata janë me marrëdhënie të rregullta pune, gjithsesi se do të mbeten në punë, megjithatë duhet treguar se në të kaluarën Balancuesi është abuzuar dhe kjo procedurë bëhet me qëllim që të kthehen planet vjetore për punësim dhe sugjerimet që ua japim institucioneve të sektorit publik që kanë dorëzuar plane të këtilla janë për pengimin e abuzimit të tillë të Balancuesit”, tha Goran Minçev, ministrër për Administratë Publike.

Minçev tha se në Ministrinë kanë arritur 120 plane vjetore për punësime në institucione, prej tyre vetëm 5 janë pranuar ndërsa të tjerët janë kthyer për korrigjim të përllogaritjeve për përfaqësim. Ai tha se në shumë institucione ka abuzim të Balancuesit ndërsa si shembull e përmendi gjendjen në vetë ministrinë të cilën e udhëheq.

“Për momentin nga të gjitha punësimet, nga 43 deri 45% janë të punësuar nga komunitetet etnike që do të thotë se Balancuesi është abuzuar edhe në këtë ministrinë e re për administratë publike. Ky është objekt i revizionit, informacionet dhe analizat që i kemi në Ministrinë për administratë publike tregojnë se nga të gjitha punësimet rreth 18-19% e kanë abuzuar”, pohoi Goran Minçev, ministrër për Administratë Publike.

Në lidhje me paralajmërimet se Balancuesi do të shndërrohet në ligj, Minçev theksoi se deri në fund të këtij muaji do të hapet debat publik me qëllim, siç tha, të përpilohen ligje të zbatueshme.

FacebookTwitterLinkedInPinterestShare via EmailPrint

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu