“Vetëm të vdekur mund të na nxjerrin nga greva”, punëtorët e Pastrimit vazhdojnë protestën

Tash e pesë ditë, po vazhdon greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi”, para objektit të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Sipas tyre komuna e Prishtinës u ka borxh kësaj kompanie dy pikë shtatë milionë euro. Ata, kërkojnë po ashtu që t’u kthehet borxhi për derivate e kamionë.

Njëri nga punëtorët e kësaj kompanie, Ilaz Rexhepi ka thënë për KosovaPress se “vetëm me kufomë do mund të na nxjerrin, nuk do dorëzohemi”.

Rexhepi, ka thënë se nëse nuk do plotësohen kushtet e tyre atëherë do marrin edhe masa të tjera përveç grevës.

Rexhepi: Vetëm me ardhur me kufomë me na nxjerrë, nuk kemi me u dorëzua

“Problemin e kanë këta te drejtori jonë, gjoja për keq menaxhim. Unë kam dalë më e me mbrojt punën time e familjen, sepse me këtë pagë mbaj familjen time, i kam fëmijët në shkollë, mirëpo përveç kësaj page nuk kam të tjera të ardhura, mirëpo këta e kanë problemin që nuk e kanë njeriun e LDK-së tek ne, sepse me pas (kjo parti) moti edhe si kompani “Pastrimi” i kishte humbur emri se e kishin privatizua…8:23 Vetëm me ardhur me kufomë me na nxjerrë, nuk kemi me u dorëzua, vetëm po na matin durimin tonë, do të ndërmarrim masa”, ka thënë Rexhepi.

E Sedat Rukovci, ka shtuar se kjo kompani ka vite që keqtrajtohet e është lënë “mbas dore” nga Komuna e Prishtinës.

Rukovci: Këtë kompani e kanë lënë ‘mbas dore’ me vite të tëra, investime të dobëta

“Mirë po shkon greva nuk kemi ndërmend me u doreza deri në plotësim të kërkesave të punëtorëve..4:39 Nuk është çështja vetëm sot, këtë kompani e kanë lënë mbas dore me vite të tëra, investime të dobëta edhe punëtorit dikur i vjen një moment kur çka është mjaft është mjaft, dhe jemi detyrua me ardhur këtu”, ka shtuar Rukovci.

Ndërsa, nënkryetari i sindikatës të punëtorëve, Shpend Qosa ka potencuar se “Pastrimi” ia ka parë “sherrin” komunës së Prishtinës që nga momenti kur ka lajmëruar qytetarët që të paguajnë mbeturinat në komunë e jo në kompani.

Qosa ka thënë se nëse mbesin pa rroga siç kanë mbetur pa derivate, atëherë sipas tij, kompania do falimentoj.

Qosa: Komuna na ka dëmtuar, rastin e parë të cilën kanë thënë mos paguani në “Pastrim”

“Edhe në vikend ka vazhduar greva 24 orë dhe sot vazhdon dhe do vazhdojë dhe nuk do të ndalet deri në plotësimin e kushteve tona të cilat janë bazike dhe primare, asgjë nuk janë diçka të pa plotësueshme.. Duke pasur parasysh se ne prej 14 maj kemi mbetur pa derivate, ne mundemi me mbet edhe pa rroga dhe nëse mësim atëherë edhe kompania është në falimentim… 1:48 Komuna na ka dëmtuar, rastin e parë të cilën kanë thënë mos paguani në Pastrim por në komunë, janë bërë disa pagesa në komunë dhe qytetarët nuk kanë paguar hiç dhe këtu kemi ardhur te mungesa e financave”, ka potencuar Qosa.

Dejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci ka thënë se punëtorët e “Pastrimit” janë të “manipuluar”, dhe sipas tij nuk e kanë të qartë se “çka po duan pasi që nuk po mendojnë me mendjen e tyre”.

Tutje, Brestocvi komuna nuk i ka as edhe një euro të vetme borxh ndërmarrjes “Pastrimi”.

Brestovci: Punëtorët nuk e kanë të çartë se çka po duan, janë të manipuluar

“Një narrativë, tregim e ndërtuar mbi një të pavërtetë të madhe gjoja se komuna i ka borxh Pastrimit prej 2.7 milionë euro, e që e vërteta qëndron se komuna nuk i ka as edhe një euro të vetme borxh ndërmarrjes Pastrimi..5:02 Në asnjë formë, asnjë moment dhe asnjë veprim, ne nuk kemi rrezikuar ekzistencën e “Pastrimit” dhe nuk pretendojmë e as nuk dëshirojmë ta vëmë në pikëpyetje ekzistencën e saj… Punëtorët nuk e kanë të çartë se çka po duan, janë të manipuluar, orkestruar e dirigjuar dhe nuk kanë mundësi të mendojnë me mendjen e tyre”, ka thënë Brestovci.

Kompania “Pastrimi” ka nënshkruar një kontratë nga komuna e Prishtinës prej një pikë pesë milion euro në të cilën u ofrohet punëtorëve një e treta e zonës së kryeqytetit dhe dy kamionë shtesë, por këtë kontratë nuk po e pranojnë punëtorët pasi që sipas tyre nuk i plotëson kushtet që ata po i kërkojnë.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës ka angazhuar dy kompani private për të pastruar kryeqytetin nga mbeturinat. Ato sot janë parë në disa legje të Prishtinës, si në “Tophane” dhe tek “Muhaxherët”.

Përveç grevës së punëtorëve nën tendë para komunës së Prishtinës, ata kanë vendosur edhe kamionët e tyre tash e pesë ditë pran komunës. Këtyre automjeteve janë bërë edhe të bezdisshme për qytetarët me erën e tyre. Mësohet se për ndalimin e automjeteve, policia e Kosovës ka filluar edhe ti gjobisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH Taravari: Azir Aliu, nismëtari i bashkëpunimit me Ali Ahmetin, sot votohet ministër i Shëndetësisë

Sot para Kuvendit pritet të gjendet propozimi për ministrin e ri të Shëndetësisë, Azir Aliu. Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, kanë kritikuar...

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja opozitare në Republikën Sërpska...

Ramiz Merko shpallet i pafajshëm për blerjen e veturës luksoze Audi prej 67 mijë eurosh

Gjykata Penale në Strugë e ka shpallur të pafajshëm kryetarin aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në çështjen që lidhej me blerjen e...

MPB mohoi akuzat për përgjim: bëhet fjalë për softuer forenzik, jo për spiunazh

Partia opozitare LSDM ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) se po rikthen praktikat e përgjimit politik, përmes furnizimit me softuerë të dyshimtë...

Bujar Osmani: Zgjedhjet e ardhshme për shqiptarët nuk janë thjesht zgjedhje, por referendum

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani kritikoi ashpër siç tha deklaratat e fundit të kryeministrit, i cili...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu