Kampe refugjatësh në Kosovë? Qeveria: Gati të diskutojmë kërkesën e Britanisë së Madhe

Kosova është shprehur e gatshme për të ngritur kampe refugjatësh të ngjashme me ato të Italisë në vendin tonë.

Pas lajmit të bërë publik nga mediat ndërkombëtare se Mbretëria e Bashkuar do të përdorë të njëjtën skemë në Kosovë ka reaguar qeveria në Prishtinë, e cila ka thënë se dëshiron të ndihmojë aleatin e saj.

“Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës.

Propozimi për ngritjen e qendrave të kthimit është pjesë e një strategjie më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar numrin në rritje të migrantëve që mbërrijnë në ishullin anglez përmes rrugëve të paligjshme. Më herët, Londra po shikonte si një opsion të mundshëm edhe vendin tonë, por kryeministri Rama tha se oferta e shqipërisë ishte ekskluzive vetëm për Italinë.

Sipas raportimeve nga gazeta britanike The Times, këto qendra do të shërbenin për të strehuar azilkërkuesit që kanë përfunduar procesin e apelimit dhe janë në pritje të deportimit.

Megjithatë, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për migrantët mund të shkelë të drejtat e tyre dhe të krijojë sfida të reja për vendet pritëse.

Në një deklaratë të fundit, organizata ka bërë thirrje që BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për migrantët”.

Qeveria britanike synon të bëjë përparime në këtë drejtim deri në vjeshtë, kur në Londër do të mbahet një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor me fokus emigracionin ilegal.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu