Pse vetëm ASH iu pengon që të jetë pjesë e Qeverisë e të tjerët jo?

shkruan: Osama Muadini

Kronologji për mbamendje!

Viti 2016 – Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH) për herë të parë mori pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të 2016, nga të cilat mori 3 deputet.

Viti 2017- Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e qeverisë pas ngjarjeve të 27 Prillit, me çka rrëzoi Regjimin e Gruevskit. Por, edhe atëherë u kundurshtua dhe u sulmua nga të tjerët pse u bë pjesë e qeverisë ku ishte edhe BDI.

Viti 2017 – Aleanca për Shqiptarët pas Zgjedhjeve Lokale të vitit 2017, e lëshoi qeverinë, duke qenë vetëm 6 muaj pjesë e asaj qeverie?!
Këtu fillon loja!

Viti 2017 – Çuditërisht, kur gjatë ditës që ASH lëshon qeverinë nga dera hyrëse e godinës qeveritare, me kokën lartë, në mbrëmje nga bodrumi i godinës së qeverisë shfaqet Mendu Thaçi dhe Afrim Gashi, atëherë me Lëvizjen Besa, duke u ndarë në dysh si parti.

Kështu, fillimisht bëhen pjesë e qeverisë, e pastaj formohet partia Alternativa dhe qeverisin deri më 2020 për 3 vite bashkë me BDI?!

Pra, nga viti 2017 – 2020 Alternativa ishte 3 vite në qeveri me BDI!

Viti 2020 – Aleanca për Shqiptarët në Zgjedhjet Parlamentare bashkë me Alternativën në koalicion (si parti në pushtet), marrin 12 deputetë, ndërsa Lëvizja Besa në Koalicionin e famshëm “МОЖЕМЕ” merr 4 deputetë dhe bëhet pjesë e qeverisë bashkë me BDI.

Viti 2021 – Pas Zgjedhjeve Lokale, Lëvizja Besa pasi merr 2 komuna me ndihmën e ASH-së, vendosë të lëshon qeverinë dhe çuditërisht përsëri në qeveri futet Alternativa, e cila edhe pse ishte në koalicion me ASH në këto zgjedhje!

Pra, Lëvizja Besa ishte në qeveri bashkë me BDI për 1 vit e gjysëm!

Viti 2022-2023 – Alternativa përsëri në qeveri me BDI për 1 vit e ca!

Viti 2023 – Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e qeverisë, del Izeti nga qeveria pas 21 viteve dhe na shitet opozitar bashkë me Alternativën dhe Lëvizjen Besa?!

Harron se për 21 vite rradhazi i ka shërbyer BDI-së!

Kur i grumbullon vitet në qeveri nga viti 2016 e këndej, i bie që më së shumti në qeveri me BDI ka qenë Alternativa me 4 vite, Lëvizja Besa 1 vit e gjysëm, Izeti 20 e ca vite, ndërsa Aleanca për Shqiptarët mës së paku nga të gjitha, por më së shumti e sulmuar?!

Pse po u pengon ASH në qeveri?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu