Pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit – Kasami: Bashkë me Taravarin do të vazhdojmë të drejtojmë Tetovën dhe Gostivarin

Derisa VLEN pritet të jetë pjese e Qeverisë, Arben Taravari nga ky koalicion nuk pretendon të merr ndonjë post ministror. Ai thotë se do të vazhdojë të drejtojë me komunën e Gostivarit.

“Nuk kemi një plan as që e kemi biseduar. Mandatin prej qytetarëve të Gostivarit e kamë marr për katër vjet, do të ishte jo korrekte të tërhiqem dhe të mbahen zgjedhje përsëri në vjeshtë dhe përsëri në vjeshtën tjetër zgjedhje. Kjo është lodhje edhe për qytetarin por edhe për partitë politike. Nuk e them se kam një vendim definitiv, ulemi e mendojmë e shohim si do të jetë strategjia, por në parim mendoj të vazhdoj si kryetar komune. Kemi kuadro plotë që mund të udhëheqin dikastere të caktuara më mirë se unë”, tha Taravari.

Ndërkohë edhe Bilall Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit për të vazhduar si kryetari i komunës së Tetovës.

“Sa i përket zgjidhjes time, vetë qytetarët e Tetovës treguan se mua më pret shumë punë në Tetovë, të cilët janë hapur dhe që duhet të vazhdojnë dhe do të duhet të vazhdojë me përgjegjësi. Gjithë kjo betejë nuk ka qenë individuale, por ka qenë betejë për shqiptarët që tua rikthejmë dinjitetin”, është shprehur Kasami. Ende nuk dihet nëse liderët tjerë të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi do ta dorëzojnë mandatin e deputetit për të udhëhequr ndonjë ministri, nëse VLEN bëhet pjesë e Qeverisë së re.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu