Presidenca reagon ndaj raportit zyrtar të (AAC): Në asnjë shtet të botës s’ia marrin telefonin kreut të shtetit për skanim

Më 1 gusht, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit në Aeroportin e Shkupit (TAV), një veprim që sipas Presidencës së Kosovës nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Në një deklaratë për media, Presidenca e Kosovës ka thënë ky ishte një rast i paprecedentë dhe shkelje e rregullave ndërkombëtare.

“Në asnjë shtet të botës nuk i kërkohet kreut të shtetit që të dorëzojë telefonin për skanim”, u shprehën përfaqësuesit e Presidencës.

“Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit”, thuhet nga ana e Presidencës.

Për më tepër, Presidenca ka theksuar se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që ka refuzuar të zbatojë të drejtën ndërkombëtare dhe konventat që i aplikohen kreut të shtetit.

“Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çantën e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare”, thuhet tutje në deklarimin e Presidencës.

Në reagimin e saj, Presidenca ka potencuar se për shkak të këtyre ngjarjeve, presidentja Vjosa Osmani ndryshoi itinerarin e udhëtimit dhe nuk u kthye në Kosovë përmes Aeroportit të Shkupit.

“Ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet tuje nga ana e Presidencës.

Ndryshe, këtë të premte, Agjencia e Aviacionit Civil (AAC), pas incidentit me presidenten Osmani, ka theksuar se shërbimet e aeroportit kanë respektuar standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe kanë vepruar në përputhje me rregullat e përcaktuara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

1.5 milionë dollarë për lobim në SHBA – Koço Angjushev kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj tij

Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike dhe biznesmen aktual, ka punësuar lobistë në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh në përpjekje për të zbutur pasojat...

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu