Postim me mesazh: “Ditë me diell” – Limani dhe Sulemani së bashku në udhëtim!

“Ditë e mirë me diell…”, është mesazhi që shoqëron një fotografi të postuar nga shoferi personal i Fatmir Limanit, ku shihen së bashku në një udhëtim me makinë vetë Limani dhe deputeti në dorëheqje, Salim Sulejmani, shkruan Flaka

Postimi vjen vetëm një ditë pas denoncimit të Sulemanit në Policinë e Strugës, ku kishte deklaruar se ishte “kërcënuar” nga dy djemtë e Garip Kabës – Landi dhe Bardhok Kaba. Policia veproi menjëherë duke i ndaluar të dy vëllezërit, të cilët më pas u lanë të lirë pas disa orësh mbajtje në Stacionin Policor të Strugës.

Garip Kaba reagoi publikisht duke e quajtur denoncimin të motivuar politikisht dhe pa baza. Ai u shpreh: “Hoxha i ‘ngujuar’ nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe të vazhdojë misionin e tij, por jo me këto lojra të pista”, duke aluduar qartë për deputetin në dorëheqje, Salim Sulemani.

Ky i fundit njoftoi se dorëhiqet nga ASH dhe nga posti i deputetit me motivacionin se nuk mund të pranon afrimin e kësaj partie me BDI-në. Ndërkohë që para disa ditëve kishte postuar fotografi në përkrahje të liderit të ASH-së, Arben Taravari.

Në reagimin e tij, Kaba tha që Sulejmani kishte bërë pazare me pushtetit për të dhënë dorëheqje nga posti i deputetit të ASH-së, për tu bërë ambasador.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe po shihet si pjesë e tensioneve në rritje mes aktorëve politikë shqiptarë. Flaka Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë. Nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për...

Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një...

Incident pas përfundimit të finales, Luis Enrique sulmon Joao Pedron

Lojtarët e Chelseat dhe PSG-së janë përfshirë në një përleshje pas përfundimit të finales së Botërorit të klubeve, që e fituan Blutë me rezultat...

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Një grup shkencëtarësh japonezë ka thyer rekordin botëror për shpejtësinë e internetit, duke arritur një shifër marramendëse: 1,02 petabit për sekondë. Me këtë shpejtësi,...

Goditje për Frontin në Tearcë: Anketa e UBO-s nxjerr në epërsi kandidatin e VLEN-it

Në komunën e Tearcës duket se fryma e ndryshimit po vazhdon të mbetet e qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga një anketë e realizuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu