BDI: Punësohen vetëm maqedonas në Regjistrin Qendror

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thekson se dënon ashpër vendimin e Regjistrit Qendror, si institucion shtetëror, për të pranuar tetë punonjës të rinj pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, ndonëse ky institucion ende nuk e ka përmbushur obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të Balancuesit, një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike. Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike. BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe të vlerave evropiane. I bëjmë thirrje Qeverisë njëetnike që të ndalojë me urgjencë këtë prirje të rrezikshme dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore. Sa i përket të ashtuquajturave mbetje të vlen-it në Qeveri, është më se e qartë se askush nuk i pyet, askush nuk u kërkon mendim për asnjë vendim institucional. Ata nuk kanë as ndikim, as autoritet.

E vetmja gjë që bëjnë është të arsyetojnë këto politika diskriminuese me heshtje dhe nënshtrim të turpshëm. Kushdo që mbetet për ta legjitimuar këtë qeveri , qoftë me pjesëmarrje, qoftë me heshtje, është bashkëfajtor. Kjo qeveri është në shkatërrim e sipër, dhe shqiptarët nuk duhet të jenë spektatorë të viktimizuar, por aktorë të rezistencës”, reagon BDI.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu