Posta e Maqedonisë/ Të punësuarit paralajmërojnë grevë, kërkojnë reformim të postës

Organizatat Sindikale të të gjitha filialeve të Postës së Maqedonisë sot sërish kanë protestuar. Të punësuarit, ankohen se posta po përballet me krizë të jashtëzakonshme financiare dhe organizim të keq të punës. Kryetari i sindikatave të Postës, Boro Veligdenov thotë se, protesta nuk ka të bëjë vetëm me çështjen se nuk kanë marrë paga, por sipas tij, edhe për ardhmërinë e kompanisë, përkatësisht për stabilizimin e saj dhe ruajtjen e vendeve të punës.

“Siç paralajmëruam muajin e kaluar, po hyjmë në proces të grevës sepse kemi arritur fundin dhe nuk kemi çfarë të humbim si të punësuar. Sipas rregullativave ligjore, greva do të mbahet pas 7 qershorit dhe do të jemi këmbëngulës deri në fund, do të luftojmë për mbijetesën e postës së Maqedonisë”, tha Boro Veligdenov. Të punësuarit paralajmëruan se nëse nuk i marrin pagat, do të hynë në grevë. Por, kjo është kërkesa e vetme që kanë të punësuarit. Ata po ashtu, kërkojnë edhe reformim të postës.

“Të mos ketë më 15 filiale me 15 drejtorë dhe mijëra bashkëpunëtorë, neve na duhen punëtorë me procesin teknologjik që qytetarët të jenë të kënaqur nga shërbimet tona”, tha Sasho Dimitrievski. Posta e Maqedonisë një kohë të gjatë po përballet me krizë financiare, ndërsa kjo nuk është hera e parë që të punësuarit në këtë kompani kanë shprehur revoltën dhe pakënaqësitë e tyre përmes protestës. Për muaj të tërë, ata kërkojnë sistematizim të ri, marrëveshje të re kolektive, modernizim teknologjik dhe paga të rregullta./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu