PO SANOHEN DËMET NGA MOTI I LIGË NË SHKUP DHE TETOVË

Në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës po sanohen dëmet nga stuhia e djeshme e shoqëruar me erë, shi dhe breshër. Janë raportuar dëme për shtëpi të vërshuara, bodrume, garazhe, rrugë, dru të rënë, automobilë të dëmtuar, fasada…

Qendra për Menaxhim me Kriza sot në mëngjes njoftoi se në rajonin e Tetovës në teren janë 22 zjarrfikës me 15 pompa dhe mekanizëm të plotë. Në etapa pastrohen të gjitha bodrumet, garazhet, shtëpitë, objektet dhe sipërfaqet e vërshuara. Akset rrugore në këtë rajon janë të kalueshme, por në disa rrugë ka baltë, rërë, gurë dhe metariale të tjera, të cilat e ngadalësojnë dhe vështirësojnë komunikacionin.

Dalëngadalë po rregullohet edhe situata me energjinë elektrike, me çka është marrë informacion nga QMK se në pjesën më të madhe popullata ka energji elektrike.

Për shkak të motit të ligë gjysma e qytetit të Tetovës ishte pa energji elektrike. Informacionet nga EVN Maqedoni janë se po bëhen kontrolle në rrjet dhe nëse gjithçka është në rregull, do të lëshohet energjia elektrike pak nga pak. Fshtarat malorë dhe 60 për qind e Tetovës ka energji elektrike, ndërsa të tjerët në etapa do të përfshihen në orët e ardhshme.

Në Shkup deri në mëngjes janë pranuar 42 denoncime për dru të rënë në shumë lokacione në qytet për çka janë njoftuar ekipet kujdestare në NP Parqet dhe Gjelbërimet, Qyteti i Shkupit dhe NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi. Janë raportuar katër raste për probleme me furnizimim me energji elektrike, prej të cilëve një për transformator në Zelenikovë dhe shtylla të rëna.

Përveç motit të ligë, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 15 zjarre prej të cilëve dy ende janë aktivë. Bëhet fjalë për zjarre në Komunën Novo Sellë, në vendin “Haxhiicë” në Bellasicë, në afërsi të kufirit shtetëror, ku po digjet pyll ahu.

“Dita e djeshme është një shembull i vazhdueshëm i rolit të madh pozitiv të mediave kur ka fatkeqësi të rënda, gjatë të cilave ato transmetonin në kohën e duhur informacionin jo vetëm nga QMk për emergjencat dhe ngjarjet publike, por edhe drejtpërdrejt nga terreni nga korrespondentët e zonaVE që u prekën nga stuhitë lokale. Me informacionet e tyre, qytetarët fillimisht kanë ndërmarrë veprime parandaluese për t’u njoftuar për stuhinë e pritshme, sipas njoftimeve të DPHM-së, e cila me shumë gjasa ka reduktuar rrezikun e dëmeve të mëdha, dhe tashmë kur ka ndodhur stuhia e paralajmëruar lokale në rajonin e Tetovës dhe Shkupit”, mediat njoftuan për vendet kritike që nuk ishin të sigurta për lëvizjen e qytetarëve”, thonë nga QKM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu