Plazhet e Ohrit, te qiramarrësit e vjetër

Me vendim të autoriteteve lokale në Ohër, disa nga plazhet u dhanë përsëri me koncesion, pasi disa vjet më parë, plazhet u morën nga koncesionarët që vepronin me leje të skaduara, dhe me rekomandimin e UNESCO-s, të gjitha objektet që ishin instaluar u hoqën. Koncesionarët e rinj të plazheve të vjetra tani mund të instalojnë vetëm pajisje urbane me tavolina, karrige dhe çadra.

“Këto objekte duken si qymez, por mirë është që e kemi edhe këtë. Ohri nuk e meriton këtë. Ky ishte një plazh prej 5000 metra katrorë të cilin unë e kisha në koncesion. Plazhi u prish, koncesioni ishte skaduar. Nuk u desh të prishet, thjesht duhej të zgjasnin koncesionin”, tha Ilija Xheparoski – qiramarrës plazhi. Qiramarrësit e plazheve pritet të ankohen për faktin se janë shkatërruar platformat.

“Turistët reagojnë, nuk e duan këtë formë rregullimi në plazhe, kaq modeste dhe jocilësore. Ata duan aktivitete të tjera këtu. Këtu kishte tavolina bilardoje, kishte platforma për pije, të rregulluara në mënyrë luksoze”, tha Danica Baçevska – pronare e objekteve hotelierike.

Plani i menaxhimit për rajonin e Ohrit pret më shumë se dy vjet të miratohet. Duhet të japë udhëzime se ku dhe në cilat vende të bregut duhet të rregullohen plazhet, që do të lëshoheshin me koncesion si më parë./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu