Policia e Maqedonisë ka njoftuar se dje në ora 10:30 është raportuar se në shtëpinë e tij në Shkup, duke pastruar pistoletën zyrtare, G.A (46) nga Shkupi, punonjës policie ka shtënë me një plumb dhe e ka lënduar këmbën.
“Ai është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore”.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB Maqedoni.