Përfaqësuesit rus i pengon ekipi i Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Kë përfaqësojnë ato zonja?

Përfaqësuesit të Federatës Ruse, i ka penguar prezenca e të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, Fahrije Hotit, Elmaze Muçollit dhe Shyhrete Tahirit në seancën e Këshilli të Sigurimit të OKB-së. Ky reagim i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar Krasniqi-Goodman, ka thënë se kjo e fundit ka qenë vetëm 16 vjeçare kur ishte dhunuar nga forcat paramilitare serbe.

“Incidenti i sotëm është diçka që procedurat e Këshillit janë themeluar jo nga Vjosa Osmani por nga Këshilli i Sigurimit dhe ju përkujtoj se Osmani në kapacitetin personal dhe çështjes se kush është ulur pas Osmanit dhe kë e përfaqësojnë ato zonja dëshirojmë të kërkojmë nga sekretariati që të përgjigjen në këtë pyetje”, u shpreh ai.

Ndërkohë, përfaqësuesi rus ka thënë se situata në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi i shqetëson shumë.

“Situata po përkeqësohet, rëndësia e situatës vlerësohet nga pjesëmarrja e kryetarit të Serbisë dhe bëhet gjithnjë e më vështirë për Perëndimin që të fsheh dhunën e motivuar etnikisht nga i ashtuquajturi kryeministri Albin Kurti që haptazi kërkon që të shohë eksodin masiv të popullatës joshqiptare. Vetëm një pakicë e atyre që kanë ikur janë kthyer në vend sepse nuk është e sigurt situata për serbët pavarësisht nga përpjekjet e sponzorëve të Perëndimit. Prishtina po ikë nga dialogu me Beogradin dhe e bën të qartë se këtë do ta vazhdojë deri sa Serbia ta njohë Kosovën, shtetësinë e rrejshme. Në vend të mirëbesimit, Bashkësia evropiane e merr anën e Kurtit dhe ka përgjegjësi direkte për pasojat. Washingotni dhe Brukseli e anashkalojnë Rezolutën 1244…”. shtoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu