Pas vizitës së Vuçiçit në Moskë, shefi i diplomacisë serbe paralajmëron sanksione nga BE-ja!

Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaya Kallas. Ai shtoi se madje pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, të cilat, sipas tij, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”.

“Nuk do të ketë ndërprerje të integrimeve evropiane dhe as sanksione – kjo do të bëhet e qartë së shpejti, dhe ajo që mund të presim është vazhdimi i zhvillimit”, tha Gjuriç.

Vuçiç mbërriti në Moskë të enjten, ku një ditë më vonë mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe u takua me presidentin rus Putini për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përballet me kritika nga Brukseli për shkak të mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, e cila i ka vendosur sanksione të rrepta Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Marta Kos, komisionerja evropiane për zgjerim, deklaroi gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Beograd se, për shkak të vizitës së Vuçiqit në Moskë, do ta ketë “shumë më të vështirë të ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm e orientuar drejt rrugës evropiane”.

“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane”, tha Kos ditë më parë.

Pas takimit me Putinin, gjatë të cilit ai u shpreh për rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Vuçiç tha se është i gatshëm t’u përgjigjet kritikave që mund të vijnë nga Bashkimi Evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH Taravari: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon siç thuhet “me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat...

T’i bësh të dashurit masazh rrit dashurinë me 20%

Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet që i bëjnë njëri-tjetrit masazh përjetojnë një rritje prej 20% të ndjenjave të dashurisë dhe afërsisë....

Qesharake: Kryetari i Shtimes krenohet me pak asfalt pranë sallonit për të pame në këtë komunë: Investim që sjell ndryshim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, është krenuar me pak metra asfalt që është shtruar pranë sallonit për të pame në këtë komunë. Ndonëse...

VLEN: Dogana po flet shqip, 21 punësime të reja për qytetarët shqiptarë!

VLEN përmes një komunikate thekson se sot Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka realizuar 21 punësime të reja, me ç’rast qytetarët shqiptarë...

MPB blen softuer spiunazhi të përdorur nga BIA serbe – A po përgatitet përgjimi i “të padëshiruarve” nga pushteti VMRO–VLEN?! (DOKUMENTE)

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka blerë softuer të avancuar për ndjekje dhe përpunim të të dhënave, i cili më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu