Azizi: Me VLEN-in drejt fitores së dinjitetit shqiptar

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi është zotuar ta kryej me sukses detyrën e re duke premtuar sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale.

Statusi i Azizit në Facebook:

Të nderuar bashkëveprimtar!

Dje më keni ngarkuar mbi supe një detyrë e cila e cila më bën krenar, por nga ana tjetër është një përgjegjësi e madhe për mua.

Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë që të jem shef i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Këtij obligimi do ti përkushtohem me përgjegjësinë më të madhe morale dhe profesionale, për të vazhduar rrugën e sukseseve të VLEN-it, si dhe vazhdimin e rritjes së dinjitetit të shqiptarëve në vendin tonë.

Pavarësisht tradhtive, pengesave dhe tentimeve që të dështuarit politik do të përpiqen të na bëjnë, unë jam i sigurt se VLEN-i në zgjedhjet e ardhshme lokale do të triumfojë dhe qytetarët shqiptarë edhe një herë do të godasin për herë të fundit strukturat politike kriminele si dhe ata që në emër të shqiptarisë shitën çdo vlerë të shqiptarëve për të siguruar pushtet dhe për tu pasuruar!

Të bashkuar me ushtrinë e VLEN-it do të fitojmë çdo betejë, çdo të keqe!

Iku koha e maskarenjëve, është koha e shqiptarëve!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

Bexheti për regjistrimin: Përgjegjësi duhet të mbajnë OBRM-PDUKM dhe VLEN

Derisa ish-drejtori dhe zëvendësi i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski dhe Ilmi Selami, nuk janë të gatshëm të sqarohen para opinionit pasi Gjykata Kushtetuese...

“Kandidatët e pavarur” – filluan në Strugë, por do të përhapen edhe në qytetet e tjera: në shërbim të VMRO-së, shërbëtorë të maskuar me...

Një fenomen i ri politik ka filluar të marrë formë në Strugë dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera me shumicë shqiptare...

Filipçe: Qeveria po e mban Maqedoninë peng të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe izolimit diplomatik – BE konfirmon shqetësimet

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, tha se partia e tij që nga dita e parë ka paralajmëruar se qeveria e OBRM-PDUKM po e mban...

Krenar Lloga: Kjo Qeveri nuk do ta kthejë emrin, por po rikthen regjimin, serbizmin dhe izolimin!

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur atë “antimaqedonase” dhe duke paralajmëruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu