Pas stuhisë së të enjtes, bujqëve u shkon dëm mundi i 6 muajve

Stuhia e së enjtes në Shkup, shkatërroi mundin e 6 muajve të bujqve. Ajo çfarë mbeti pas shiut dhe breshrit janë bimë të thyera dhe serra të demoluara, shkruan Alsat.

Vetëm disa kilometra larg kryeqytetit, në Inxhikovë që ndryshe njihet edhe si kopshti i Shkupit, gjithë banorët janë bujq, të cilëve këtë verë iu bë një dëm i madh.

Por, mllefin ata e kanë tek autoritetet se nuk iu rrinë mbas në situata të tilla të katastrofave natyrore.

Enver Islami thotë se vetëm në familjen e tyre këto dëme i kanë gjunjëzuar, por ndihen të pambrojtur në këto raste kur as kompanitë e sigurimeve, sipas ligjit, nuk iu mbulojnë dëmet për këto kultura bujqësore.

“Të mbjella kemi mbi 165 serra me lloj-lloj kulture bujqësore, dëmi është kati 100%. Këtu sivjet kemi investuar ne si familje mbi 40 mijë euro pa e llogaritur punën, pritjet ishin të fitonim mbi 120 mijë euro”, tha Enver Islami, bujk nga Inxhikova.

Banorët e Inxhikovës thonë nëse deri të hënën nuk del komisioni vlerësues komunal për të evidentuar dëmet materiale që janë bërë, të martën do të ja mësyjnë dyerve të kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boban Stevkoski, i cili për ditë më radhe nuk iu përgjigj dhe as nuk gjeti kohë për ti takuar këta banorë.

“Këtu jetojnë shqiptarët dhe maqedonasit dhe kërkojmë nga qeveria dhe Komuna e Gazi Babës të na ofroj mbështetje. Nëse nuk na ndihmojnë për prodhimet që kemi pas dëme 100%, deri të hënën presim përgjigje dhe të martën do të dalim në protestë”, u shpreh një bujk nga Inxhikova.

Të dëmtuar rëndë materialisht, bujqit thonë se nuk do të rimëkëmbën as vitin ardhshëm për të mbjellë.

Si pasojë, prodhimet vendore do të reduktohen duke parë së rendimenti i këtyre fushave ka ushqyer pothuajse gjithë rajonin e Shkupit.

Kjo për dy ditë është ndjerë në çmimet në tregun me shumicë dhe nëpër pazaret e gjelbra me pakicë, ku specat e domatet janë shtrenjtuar për 10-20 denarë kilogrami.

“Askush nuk vjen të na dëgjoj ankesat, as Komuna nuk vjen të vlerësoj dëmin. Kemi shkuar në Komunë asnjë s’na ka marrë parasysh. A ne shkojmë nëpër tubime partiake poshtë e lartë! Të dy partitë nga dy blloqet na kërkojnë votën në zgjedhje e tani u zhdukën gjithë dhe nuk vinë ti shohin dëmet që na kanë ndodh nga stuhia dhe breshëri”, u shpreh Skender Islami, bujk nga Inxhikova.

Në tokat bujqësore të periferisë së Shkupit, sipas banorëve dëmi i përgjithshëm nga reshjet e furishme të disa ditëve më parë ka tejkaluar mbi gjysmë milioni euro.

Ata thonë se stuhi të tillë kanë përjetuar vetëm kur ishin vërshimet në Hasanbeg dhe Stajkovc në vitin 2016, ku pati dhe viktima.

Atëherë thonë se shteti u dha dëmshpërblim vetëm 10% të dëmit të përgjithshëm të të mbjellave që patën pësuar para 8 viteve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Angellov mohon që sulmuesit e 27 Prillit janë terroristë – Ziadin Sela u linçua dhe e lan për të vdekur në Kuvend

Drejtori i ri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, në konferencën e tij të parë për shtyp, ka folur jo vetëm...

Rexhepi për VLEN: Premtime shumë, realizuan ZERO!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka numëruar disa nga dështimet e kalicionit VLEN duke numëruar një për një...

Ibrahimi, Ali Ahmetit: Zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e Soravisë

Zeqirija Ibrahimi i VLEN-it i ka rikujtuar Ali Ahmetit të gjitha veprimet e BDI-së që u kanë sjellë dëme shqiptarëve, gjatë kohës sa kanë...

Arsovska: Për shkak të ndalimit të 150 ndërtimeve të zeza në Çair, Visar Ganiu ke marrë ryshfet dhe tani po ti djegin veturat!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka ngritur zërin ndaj një fenomeni shqetësues që po ndodh në komunën e Çairit, ku pas ndalimit...

Arsovska i shkon sërish Visar Ganiut në Çair – Zbulon ndërtesë me dokumente të falsifikuara: “Visar, bëhu burrë dhe eja përballu me falsifikimet!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka vizituar sot komunën e Çairit, ku ka denoncuar publikisht një tjetër rast të rëndë të legalizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu