Pasi e Qortoi Mickoski, Fatmir Limani Nënshkruan Dokumentin që Bllokonte Çerdhet në Haraçin dhe Likovë

Ministri Fatmir Limani ka nënshkruar marrëveshjen dhe e ka dërguar dokumentin deri te Ministria e Financave, prej ku ka marrë përgjigje pozitive, për hapjen e kopshtit të fëmijëve në komunat Likovë dhe Haraçinë. Deri në fund të kësaj jave pritet që i gjithë problemi të zgjidhet, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen e deputetes Rina Hajdari nga koalicioni Fronti Evropian, raporton MIA. Pyetja ishte nëse Limani nuk e ka respektuar ligjin dhe ka vendosur kusht, për të mos e nënshkruar dokumentin për hapjen e kopshteve.

“Në parim jam në gjendje shumë të keqe kur dikush i vendos fëmijët në një betejë politike, siç e keni bërë ju sot këtu. Ka mënyra shumë më legjitime për të luftuar politikisht, ka mënyra shumë më konkrete për ta bërë këtë, por ju vendosët të abuzoni me fëmijët dhe kjo sipas meje nuk është mirë për ju. Por, mirë ky është vendimi juaj dhe ju ashtu mendoni se duhet ta udhëheqni betejën tuaj politike. Sa i përket kërkimit të faljes, kam vënë re se disa nga mediat e kanë raportuar gabim kërkim faljen. Kërkim falja ishte për qytetarët e dy komunave Likovës dhe Haraçinës, për shkak të shqetësimit të shkaktuar si pasojë e deklaratave të kryetarëve të papërgjegjshëm të komunave”, tha Mickoski.

Ai theksoi se sa i përket punës së Limanit do ta vlerësonte me notën më të lartë.

Objekti është gati, por çerdhja akoma nuk po hapet në Haraçinë, pasi Ministri për Punë Sociale dhe Demografi Fatmir Limani, më 24 dhjetor kishte deklaruar se pa kërkuar falje publike Kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi që e ka quajtur “ministër jo legjitim” nuk do të jep nënshkrime për punësim.

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, në muajin nëntor kishte deklaruar se asnjë procedurë që ka të bëj me këto çerdhe nuk është neglizhuar, por se në vijim është procedura e nënshkrimit të pëlqimeve për stafin që do të punoj në këto objekte. Në çerdhen e Haraçinës “Fatosat” pritet të sistemohen 115 fëmijë pavarësisht që lista e pritjes së fëmijëve tejkalon këtë numër. Gjithashtu, edhe në çerdhen e Likovës “Valbona 2001” pritet të sistemohen 115 fëmijë të ndarë në 6 grupe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu