Pak orë nga nisja e “BBVIP”, Lori Hoxha mesazh për Arbana Osmanin: Sot të dyja s’ia kemi më nevojën njëra-tjetrës!

Mbrëmjen e mbremshmei nis një rrugëtim i ri për formatin Big Brother Vip Albania.

Një edicion që shënjon dhe rikthimin e Ledion Liços në ekran si moderator i programit.

Prej shumë vitesh ky pozicion i është besuar Arbana Osmanit, e cila mëngjesin e djeshëm ka ndarë një mesazh mirënjohjeje dhe urimi për nisjen e spektaklit.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)
E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vlerësimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”
Një reagim ka ardhur edhe nga Lori hoxha, e cila gjithashtu ka shprehur mirënjohje për angazhimin profesional dhe rrugëtimin e Arbana Osmanit.

“Unë e nisa karrierën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për Big Brother dhe sot jam krenare të them që të dyja s’ia kemi nevojën ‘njëra-tjetrës’ e megjithatë zgjedhim që vendimet t’i marrim bashkë, për veshjet por edhe më shumë. Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu