Osmani: Si kryeministrin shqiptar, do e bëjmë edhe presidentin e parë shqiptar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë në “OnTime” ka folur për idenë e presidentit shqiptar. Ai ka theksuar se këto zgjedhje dalin me një ide më tepër.

“Dalim me idenë për zgjedhjen e presidentit të parë shqiptarë ose idenë e presidentit konsensual. Ne ashtu i kemi promovuar të gjitha idetë. Idetë e mëdha i kemi shtyrë në këtë mënyrë, duke kërkuar mbështetjen e njerëzve. P.sh kur dolëm ne me idenë për kryeministrit e parë shqiptarë, njerëzit thoshin po si do e bëni kryeministrin kur ju nuk mund të merrni 61 deputetë? Ne thoshim, neve na duhet mbështetje e fuqishme e shqiptarëve, për shkak se ajo do të jetë për në kapital i mjaftueshëm që në bisedim t’i arrijmë qëllimit. Dhe ne morëm 15 deputet në zgjedhjet e 2020-tës. Por me atë mbështetje të qytetarëve, ne sot kemi kryeministrin e parë shqiptarë, edhe pse nuk i kemi 61 deputet. Është i njëjti koncept, ne dalim me idenë për presidentin e parë shqiptarë, kërkojmë mbështetje prej njerëzve”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, mbështetja e qytetarëve do të jetë kapitali që nesër të kemi presidentin e parë shqiptarë. “Dhe mendoj që njerëzit na besojnë ne, për shkak se kemi realizuar gjithçka që kemi premtuar. Po ta thoshte dikush tjetër, njerëzit natyrisht se do të mund të ishin skeptik. Sikur kur ishin skeptik për kryeministrin e parë shqiptarë. E dini sa ironizime janë bërë nga opinionistë, nga gazetarë të ndryshëm, se ja BDI po bënë cirk politik për të mbledhur vota, por sot kryeministri shqiptar është Talat Xhaferi. Njerëzit tash dy herë mendohen para se të ironizojnë me idetë e BDI-së, se e din që idetë e BDI-së bëhen realitet. Prandaj dalim me aq vetëbesim në këtë projekt, për shkak se siç i kemi bërë të gjitha punët në këtë shtet që i kemi premtuar, do e bëjmë edhe presidentin e parë shqiptar”, përfundoi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu