Osmani në FB: Mosrespektimi i vullnetit kthen “shumicën” para marrëveshjes së Ohrit!

Fronti Evropian vazhdon të insistojë se ky koalicion ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike në Qeverinë e ardhshme, pavarësisht zhvillimit të negociatave VMRO-VLEN dhe pohimeve të vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së se BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook shkruan se “Mosrespektimi i vullnetit të votës së popullit shqiptar e bën të pakuptimtë organizimin politik dhe garën elektorale mes shqiptarëve.

Kthen konceptin e “një shumice” së para Marrëveshjes së Ohrit dhe margjinalizon tërësisht peshën e tyre politike. Gara e re do të jetë kush është i preferuari dhe miku i partive politike maqedonase, që për fat të keq, fitoren e tyre e kanë proporcionale me narrativin antishqiptar që kanë” – shkruan Bujar Osmani në facebook.

Derisa pritet të përfundojë procedura formalo-juridike në KSHZ, Fronti Evropian dhe LSDM-ja janë në garë për të dëshmuar se cila parti do të jetë forca e dytë politike në vend apo kujt do t`i takojë Kryetari i KSHZ-së. Sipas mediave për këtë vend pretendojnë Krenar Lloga dhe Bojan Mariçiq. Në përbërjen aktuale të Kuvendit koalicionet e BDI-së dhe LSDM-së kanë nga 18 deputetë, VLEN – 14, “Levica” dhe “Znam” nga 6, kurse VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni 58. / tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu