Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Presidentja Vjosa Osmani e ka përballur të hënën homologun serb, Aleksandar Vuçiq, me krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani i përmendi në Këshill të Sigurimit. Krah presidentes Osmani në Këshill të Sigurimit ishin edhe Vasfije Krasniqi-Goodman e Shyhrete Tahiri, të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës dhe Fahrije Hoti e Elhame Muqolli, të mbijetuara të luftës.

Natyrisht, ajo që ra në sy ishte simboli që Presidentja Osmani vendosi gjatë paraqitjes së saj në OKB. Në veshjen e saj ajo vendosi broshën që simbolizon historinë e grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Këto brosha janë punime dore të zbukuruara nga vetë gratë e mbijetuara nga dhuna. Ndryshe, në OKB, presidentja Osmani i bëri thirrje Vuçiqit që të ndalej për një moment dhe t’u kërkojë falje viktimave të regjimit të Millosheveqit.

Foto: Varëset unike të punuara nga të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës në Kosovë

“Viktimat e atij regjimi janë këtu, ndalu një moment dhe kërkoju falje nëse ke sadopak njerëzillëk në vete”, ishin ndër fjalët e Vjosës drejtuar homologut serb.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu