Osmani, i vetmi ministër i Jashtëm të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë në Shkup

“Shpreha mbështetjen për reformat e vazhdueshme demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe mirënjohjen për udhëheqjen e Ministrit të Jashtëm Osmani në çështjen e Ukrainës si kryesues i OSBE-së”. Kështu e kishte përshkruar vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut Sekretari i shtetit në SHBA, Entoni Blinken, pas takimit me kryediplomatin e vendit Bujar Osmani.

Historiku i diplomacisë së vendit thotë se ministri Osmani është i pari ministër të cilin e ka vizituar një sekretar amerikan i shtetit në zyrë.

Ndryshe, Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Xhejms O’Brajan në një intervistë për mediat këtu, për vizitën e Blinken tha:

“Është porosi se sekretari Blinken mendoi se është e rëndësishme ta ndryshojë agjendën që të jetë i sigurt se do të jetë këtu dhe të dëshmojë mbështetje për OSBE-në dhe kryesimin e ministrit Osmani”.

Në këtë linjë ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut Angela Ageler në intervistën e saj dhënë për Kanal77:

“Fakti që Sekretari i Shtetit ishte këtu, mendoj ishte diku vetëm katër orë e gjysmë, është kaq domethënës dhe është një shenjë kaq e madhe se sa … haptazi, se si ky vend në pozicionin e tij të kryesimit të OSBE-së … për punën e shkëlqyer që bëri Ministri i Jashtëm dhe ekipi i tij, dhe të tjerë në zyrën e OSBE-së në Vjenë, të cilët kanë punuar gjatë këtij viti, me gjasë më i vështiri me të cilin është përballur OSBE që nga fillimi i saj. Me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës, me të gjitha ato çështje… ishte tepër e vështirë. E megjithatë, shteti arriti të bashkojë liderët nga e gjithë bota në një vend, përfshirë edhe sekretarin Blinken… sigurisht, një pjesë e mirë e kësaj ishte edhe puna e Sekretarit të Shtetit… Ishte për rëndësinë, që ai mendon se OSBE-ja e ka, por edhe për këtë shtet dhe rolin e saj në rajon.
Është diçka që ne në Shtetet e Bashkuara e vlerësojmë shumë, që ky vend mund të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e vendeve të ndryshme dhe liderëve të ndryshëm, me pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme, shpesh të kundërta me njëri-tjetrin, madje edhe armiqësor, ky vend mund t’i bashkojë në një vend, siç ka bërë që nga momenti kur u bë shtet, zëra të ndryshëm dhe të arrijë marrëveshje. Pra, prania e Sekretarit të Shtetit ishte shumë domethënëse dhe shpresoj që dëgjuesit tuaj ta vlerësojnë këtë, atë njohje të punës së madhe që ka bërë ky vend”, tha ambasadorja Ageler.

Kujtojmë se ministri Osmani ka kryesuar me OSBE-në përgjatë vitit 2023. Viti më kritik i organizatës, e cila po këtë periudhë arriti të mbijetojë dhe të vazhdojë funksionimin e saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit as me dyfishin e pagës

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas...

Japoni – Treni me 35 sekonda vonesë, pasagjerëve u kërkohet falje dhe marrin rimbursim të plotë

Në Japoni, ku saktësia e transportit publik është standard i pathyeshëm, edhe një vonesë prej sekondash merret seriozisht. Një drejtues treni Shinkansen kërkoi falje...

Si nisi sherri me Medvedev? Ish-president rus provokon: Mos harro Mano Morta dhe filmat me zombie! Trump përgjigjet me zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re përplasjesh verbale, me Presidentin amerikan Donald Trump që ka urdhëruar...

ASH-ja e Selës prezanton kandidatët për Dibër, Strugë dhe Haraçinë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka mbajtur sot një mbledhje, ku është konfirmuar pjesëmarrja e partisë në zgjedhjet lokale në tri komuna: Dibër,...

Kryeministër i “të gjithëve”? 25 punësime, zero për shqiptarët

Hipokrizia në kryeministri – Mickoski tallet me shqiptarët! Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një fjalim të zjarrtë në parlament duke u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu