Osmani: Fuqizimi i grave, gur themel i përparimit tonë të përgjithshëm

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e nënshkrimit të 53 granteve në vlerë prej 530 mijë dollarëve, të mbështetur nga USAID-i, ka thënë se fuqizimi i grave është gur themel i përparimit tonë të përgjithshëm.

https://zeri.info/ads/inarticle.html

“Në fushën e ngritjes së zhvillimit ekonomik fuqizimi i grave qëndron si një gur themel i përparimit tonë të përgjithshëm. Arritjet e sipërmarrëseve gra në Kosovë nuk janë vetëm suksese individuale, ato janë arritje kolektive që ngrenë dhe fuqizojnë të gjithë shoqërinë tonë”, tha Osmani.

E para e vendit shtoi se gratë jo vetëm që fuqizojnë bizneset dhe familjet e tyre, por edhe kontribuojnë në shoqëri në mënyrë të konsiderueshme, si në përmirësimin e strukturës ekonomike dhe sociale të shtetit.

Ndryshe, ceremonia shënon nënshkrimin zyrtar të 53 granteve, me një vlerë totale prej rreth $530,000, nga të cilat përfitojnë bizneset në pronësi të grave dhe minoriteteve.

Kjo ngjarje përbën një komponent të rëndësishëm të Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik të USAID-it, një partneritet pesëvjeçar me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF), raporton RTKlive.

Objektivi kryesor është që të forcohen bizneset, të përmirësohen kapacitetet e tyre prodhuese dhe shërbyese si dhe të përmirësohen ato në aspektin konkurrues në tregjet lokale dhe rajonale.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, do të ketë një panair produktesh ku do të prezantohen ofertat nga 25 biznese në pronësi të grave dhe minoriteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu