Osmani: BDI do ta ketë kryeministrin në 100 ditët e Qeverisë, si parti jemi në një pozicion më komode para zgjedhjeve!

“Në 100 ditët e fundit do të ketë kryeministër të propozuar nga BDI, si pjesë e marrëveshjes për të cilën nuk ka vend për negociata”, tha nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani.

Sipas tij, me LSDM-në është biseduar për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, nëse ato do të mbahen së bashku apo të ndara. Ai nënvizoi se nuk ka vend për të negociuar nëse do të ketë kryeministër të propozuar nga BDI në 100 ditët e fundit të qeverisjes, pasi që sipas tij, kjo është përcaktuar me marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit.

“Në 100 ditët e fundit do të ketë kryeministër të propozuar nga BDI. Kjo është pjesë e kontratës dhe nuk ka vend për negociata. Nuk kemi arritur në atë fazë që të diskutojmë se si do të jenë zgjedhjet, me çfarë koalicionesh e kështu me radhë dhe me cilët kandidatë. Tani jemi në fazën e përcaktimit të datës së zgjedhjeve dhe nëse ato do të mbahen së bashku apo të ndara. Takimet e fundit që janë bërë me LSDM-në kanë qenë ekskluzivisht për këtë temë”, theksoi Osmani, gjatë promovimit të pullës përkatëse postare me rastin e Këshillit të ardhshëm Ministror të OSBE-së në Shkup.

Ai ka theksuar se BDI është në “pozitën më komode” para zgjedhjeve, dhe ua lë të tjerëve të vendosin si do të veprohet lidhur me këto zgjedhje.

“Ne do të mbështesim çdo zgjidhje – qofshin zgjedhje të ndara apo të përbashkëta. Ne i kemi thënë argumentet pse do të ishte më mirë të ishim bashkë, por të tjerët le të vendosin sepse, mund të jetë jomodeste, por BDI tani është në pozitën më komode sepse në këtë mandat ka realizuar pjesën më të madhe të premtimeve. Zgjedhjet dhe të gjitha sondazhet e brendshme tregojnë se BDI është fituese e padyshimtë e zgjedhjeve të ardhshme”, tha Osmani.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu