Operacion ndërkombëtar antidrogë, sekuestrohen rreth 36 ton kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar

Policia gjermane, ka bërë publike detajet e një operacioni ndërkombëtar droge, të zhvilluar disa ditë më parë dhe të mbajtur në sekret të plotë. Sipas “BILD”, rreth 36 ton kokainë janë sekuestruar në ndërhyrjet në Gjermani, Holandë e Ekuador.

Operacioni, sipas mediave gjermane, ka çuar në sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës së kapur ndonjëherë në Gjermani.

Konkretisht, janë sekuestruar 25 ton kokainë në Portin e Hamburgut, 8 ton në Portin e Rotterdamit dhe 3 ton në Ekuador.

Droga me vlerë 2.6 miliardë euro u sekuestrua gjatë operacionit kundër një grupi të trafikut ndërkombëtar të kokainës që drejtohej nga një turk, i cili u arrestua.

Në pranga ranë gjithsej 7 persona, dy gjermanë, dy turq, një maroken, një ukrainas, një bullgar si dhe nje shqiptar 42-vjec.

Droga sillej nga Ekuadori me 10 konteinerë të 100 kompanive fantazmë. Kokaina ishte e fshehur në arka ananasi, dërgesa druri dhe thasë me susam. Operacioni në gjermani është zhvilluar në Bonn, Kwln, Leverkusen, Mynih, Berlin, Hamburg dhe Brandenburg.

Veç drogës u sekuestruan një armë zjarri bosh dhe një armë zjarri Glock, telefona celularë si dhe laptopë të shumtë.

Gjithashtu, janë sekuestruar pesë shufra ari, para cash në vlerën 23.300 euro dhe një Porsche 911 Turbo S më vlerë 250.000 euro.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu