Ohër: U dërgua në spital pas lëndimeve të rënda, ndërron jetë foshnja 7 muajshe

Policia sot njoftoi se herët në mëngjes në orën 01:04 në SPB Ohër ishte denoncuar se në spitalin special të ortopedisë dhe traumatologjisë “Shën Erazmo” pas kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjike, ka ndërruar jetë një foshnjë shtatë muajshe nga Vevçani, e cila dje pasdite rreth orës 16 ishte sjellë në spital nga nëna e saj.

Foshnja, sipas denoncimit, ishte pranuar në spital me hematomë në kokë dhe pas gjakderdhjes së konstatuar në tru menjëherë ishte kryer operacion. Sipas deklaratës së nënës së saj, lëndimet ishin shkaktuar pasi kishte rënë nga shtrat i improvizuar në shtëpinë familjare në Vevçan. Me urdhër të prokurorit publik, trupi do të dërgohet në Mjekësinë Ligjore në Manastir ku do të bëhet autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes, shtojnë nga SPB – Ohër.

Supozohet, nëna para se ta dërgonte foshnjën në spitalin “Shën Erazmo” ka kërkuar ndihmë nga shumë mjekë të cilët e kishin dërguar te kolegët e tyre në institucione të tjera.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu