Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School” të SHBA-së

Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka përfunduar me sukses trajnimin elitar ushtarak “Ranger School” në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Ky kurs, siç thuhet, një nga më sfiduesit në ushtrinë amerikane, është i njohur për standardet e larta dhe sfidat ekstreme fizike, mendore e emocionale që u vendos pjesëmarrësve.

Lexo edhe:
Samiti për Planin e Rritjes mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti e Vuçiq përballen nesër në Shkup
”Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përgatiten për të udhëhequr operacione komplekse në terrene dhe kushte të ndryshme taktike, duke përfshirë misione pritëse, patrullime të gjata dhe planifikim të detajuar në nivel togu. Stërvitja kryhet me mbështetje minimale logjistike, me mungesë gjumi, ngarkesë të vazhdueshme fizike dhe presion psikologjik të lartë — me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën stres”, thuhet në njoftim.

Në këtë cikël diplomimi, nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses kursin, vetëm 3 ishin femra”, shkruhet në njoftimin e FSK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dronët rrëzojnë Black Hawk në Kolumbi: paralajmërim për luftën moderne

Sulmi vdekjeprurës që vrau 12 persona tregon se dronët e armatosur po bëhen një kërcënim i madh për helikopterët ushtarakë në mbarë botën Një helikopter...

Reagimi i Hoxhë Bedri Likës: Populli shqiptar vendos për veten, jo Mickoski”

Hoxhë Bedri Lika ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se roli i tij si klerik është mbi partitë politike dhe...

Trump synon të dërgojë forca federale në Chicago e New York

Pas Washington-it, presidenti republikan paralajmëron vendosjen e Gardës Kombëtare në dy metropolet demokrate Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se pas Washington-it do të...

Pritje mbi pesë orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë mbi pesë orë, dhe të...

Shfaqje të nacionalizmit maqedon në emër të mbrojtjes nga “rreziku shqiptar”!

Me afrimin e zgjedhjeve lokale në kampin qeveritar të "državës Severna" gjithnjë e më shumë po shtohen edhe tonet nacionaliste me pretekstin për gjoja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu