“Oficerë me uniforma të Serbisë në Maqedoni, kush i lejoi gjithë ata?!”

Shkruan Naser Pajaziti
Në ceremoninë e hapjes së konsullatës serbe shihen oficerë me uniforma të Serbisë. Nuk bëhet fjalë për një atashe ushtarak nga ambasada, por shihen disa të uniformuar dhe çka nënkupton prania e tyre në një ceremoni të karakterit të tillë.

Maqedonia e Veriut si një vend anëtar i NATO-s ka disa rregulla dhe procedura specifike të sigurisë për hyrjen dhe pjesëmarrjen e oficerëve ushtarakë të vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s, përfshirë Serbinë.

Pra shtrohen disa pyetje në adresë të institucioneve shtetërore që sigurisht edhe NATO është e interesuar për respektimin e protokolleve dhe rregullave nga një vend anëtar.

🛑 A kanë leje apo aprovim nga institucionet përkatëse të sigurisë, duke respektuar marrëveshjet bilaterale dhe protokollet e NATO-s?

Sepse ushtarakët nga vende jashtë NATO-s, përfshirë Serbinë, do të kenë nevojë për leje speciale diplomatike dhe ushtarake nga autoritetet maqedonase. Kjo përfshin aprovimin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme. Pra, a janë përmbushur këto kushte?

Një vend anëtar i NATO-s ka një proces rigoroz për trajtimin e oficerëve ushtarakë nga vende jo anëtare. Mos t’i anashkalojmë lehtësisht rastet e tilla!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu