Njësia Antiterrorizëm aksion në Kaçanik- zyrtarët policorë kryejnë bastisje e hetime në rastin e vrasjes së rreshterit Lika

Zyrtarë të shumtë policorë të njësive të specializuara të Policisë ë Kosovës janë parë sot në Kaçanik.
Të njëjtit raportohet se janë duke realizuar një aksion të dytë, e që lidhet me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika.

Në aksion po marrin pjesë edhe policë nga njësia anti-terorrizëm, ku u bastisën disa lokacione, u sekuestruan prova e dëshmi materiale si dhe u arrestuan disa persona.

Hetimet raportohet që janë të lidhura me vepra penale si “Vrasje e rëndë”, “Pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “Rekrutim për qëllime terroriste”.

Deri më tani në hetimin që po bëhet për vrasjen e policit Lika janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Në lidhje me këtë aksion nuk ka pasur ende një konfirmim zyrtar derisa duhet përkujtuar që të arrestuarit në aksionin e parë të mbajtur javën që shkoi ishin përfshirë më parë në shpërndarjen e pamfleteve të shumta islamike.

Të njëjtit realizonin edhe video të shumta në të cilat bënin thirrje për mos-respektim të demokracisë, të zgjedhjeve e të tjera.

Sipas informacioneve që ishin bërë publike tashmë të burgosurit në këtë rast ishin arrestuar edhe për vepra të kryera më parë, një prej tyre për dhunim e të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në djegien e objektit të Gjykatës së Ferizajt- dega në Kaçanik.

Një nga të arrestuarit ishte pjesë e FSK-së dhe një tjetër është djali i një zyrtari policor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu